3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse kripa është e dëmshme dhe çfarë sasie duhet të konsumoni

Më të lexuarat

Të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm për shëndetin tonë. Por, fakt i pamohueshëm është që edhe kripa shkakton shumë dëme në trupin tonë – madje ndoshta më shumë se sheqeri.

Por përse sasitë e mëdha të konsumimit të kripës janë të dëmshme dhe si ta dini a jeni duke konsumuar shumë kripë. Cili është limiti i rekomanduar?

Sasia e kripës që e konsumoni ka lidhje të drejtpërdrejt me shtypjen e gjakut, transmeton Telegrafi.

Pse? Epo, për shkak se kripa absorbon ujë. Sasia e tepërt e kripës në trup mbahet për ujin në gjak, rrjedhimisht e trashë atë dhe e detyron trupin ta pompojë më shpejt.

Kështu, aq më e lartë shtypja e gjakut, aq më e madhe tendosja në zemrën, arteret, veshkat dhe trurin tuaj.

Ky fenomen shpie në sulme të zemrës, të trurit, demencë dhe sëmundje të veshkave.

Veshkat janë më pak të afta t’i absorbojnë lëngjet e trupit, arteret bëhen më të trasha për të pompuar më shumë gjak, gjë e cila është e rrezikshme nëse arteret i keni të bllokuara.

Shtypja e lartë e gjakut mund të shkaktojë edhe angjinë duke mos lejuar që mjaftueshëm oksigjen të shkojë në qelizat e zemrës.

Edhe truri dëmtohet nga konsumimi i tepërt i kripës sepse me kohën gjaku nuk mund të shkojë aty, dhe kjo shkakton demencë dhe probleme tjera.

Por, çfarë sasie të kripës duhet ta konsumoni brenda një dite?

Sasia e rekomanduar është 6g në ditë, e cila është 2.4g sodium dhe kjo është rreth një lugë gjelle kripë.

Sasia të cilën fëmijët e konsumojnë duhet të jetë më e vogël, ku fëmijët prej 1 deri 3 vjet rekomandohet t’i konsumojnë 2g kripë në ditë (0.8g sodium), fëmijët prej 4 deri 6 vjet duhet t’i konsumojnë 3g (1.2g sodium), ata 7 deri 10 vjet duhet t’i konsumojnë 5g (2g sodium) dhe ata mbi 11 vjet lejohet ta konsumojnë sasinë e njëjtë sa të rriturit.

Vlen të ceket se bebet nuk duhet të konsumojnë kripë sepse veshkat e tyre nuk janë të zhvilluara sa për ta përpunuar atë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit