8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pse jeni më efikas kur keni më shumë përgjegjësi?

Më të lexuarat

A keni menduar ndonjëherë – si është e mundur të përballoni kur keni shumë përgjegjësi? Nga ana tjetër, nëse keni vetëm një detyrë përpara, e prolongoni për në fund… Përgjigjen e jep psikologjia.

Jeta e përshpejtuar në shekullin e 21-të na “bluan”, por shkencëtarët kanë vërtetuar se sa më shumë përgjegjësi të kesh, aq më shpejt dhe me efikasitet punon.

Prandaj mos ikni nga detyrat e reja, sepse kështu do të arrini të bëni edhe gjërat e vjetra. Gjithashtu, nëse keni nevojë për një shërbim, kontaktoni një person të zënë, pasi ka shumë më tepër gjasa që ai të plotësojë nevojat tuaja.

Psikologët thonë se njerëzit që kanë shumë punë nuk e kanë zakon të shtyjnë përgjegjësitë e tyre, janë më të organizuar dhe mësohen të përballen me emocionet negative dhe situatat e papritura.

Përveç kësaj, ata kryejnë detyra më shpejt se ata që kanë gjithë kohën të lirë.

Njerëzit me pak përgjegjësi e zvarritin gjithmonë punën dhe më pas bëjnë lojëra kur thyejnë afatin, ndërsa ata me shumë përgjgjësi dinë të përballojnë emocionet negative, të zgjidhin problemin dhe të gjejnë një rrugëdalje nga rrethi magjik i përgjegjësive.

STUDENTET.MK

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit