-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Pse jemi ters (idhnak, nevrik) në mëngjes?

Më të lexuarat

A jeni pyetur ndonjëherë pse disa njerëz janë aq ters në mëngjes derisa të tjerët zgjohen me buzëqeshje në fytyrë? Mos ndodh kjo për shkak të ëndrrave të këqija, kualitetit të gjumit ose diçka krejt tjetër?

Mënyrat si mund të zgjoheni dhe disponoheni më shpejt:

– Kur zgjoheni, hapni perdet dhe le të hyjë drita në dhomë;
– Orën e parë kalojeni jashtë në shëtitje;
– Përpiquni të komunikoni sa më shumë;
– Rregullojeni shtratin që nga inercia të mos ktheheni përsëri aty;
– Kafja ose çaji mund ta ndihmojnë zgjimin e mëngjesit.

Tersi është në lidhje me inercinë të cilën e nxit gjumi, i cili mund të gjasë prej 5 deri 20 minuta dhe ndonjëherë edhe më shumë.

“Procesi i zgjimit është i ngadalshëm. Jo si llamba që e ndizni, por shumë, shumë më i ngadalshëm”, thotë Allison Harvey, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Kalifornian dhe shton se “këto ndjenja nuk janë të këndshme, por nuk do të thotë që keni fjetur keq”.

E vërteta ndoshta qëndron në qëndrimin e keq ndaj ditës: “Nëse tersi ndodh çdo mëngjes ose vetëm prej së hënës deri të premten, arsyeja mund të jetë mungesa e gjumit dhe fakti që gjatë atyre ditëve ju zgjon alarmi derisa jeni ende të lodhur ose nga ana tjetër nuk i gëzoheni shkuarjes në punë”, mendon Alice Domar nga Qendra e Shëndetit të Mendjes dhe Trupit.

Edhe pse qëndrimi i tillë mund të jete një nga shenjat e depresionit, shpesh nuk është kështu. Bëhet fjalë për simptomën e “orarit tepër të ngarkuar” me shumë pak gjumë dhe më pak kohë për gjëra që na gëzojnë.

Disponimi i së hënës mund të na “godasë” në cilëndo ditë të javës.

Madje edhe kur e pëlqeni punën tuaj, veçanërisht nëse e doni, mund ta keni problem që të hënën të shkoni aty. Pas dita- ditësh rutine shpesh është e vështirë të futeni në “modin e punës”.

Gretchen Rubin, eksperte për çështje të lumturisë dhe autore e librit “The Happiness Project” rekomandon që kur shkoni në punë së pari të filloni me përgjigjen e e-ml dhe pastaj të lexoni lajmet dhe të bisedoni me kolegët.

Në këtë mënyrë i jepni kohë vetes që ngadalë të hyni në atmosferën e punës dhe të disponimit i cili shpesh është shumë stresues. “Nëse kjo nënkupton që të shkoni më herët në punë, bëjeni këtë gjë, do t’ju bëjë mirë!” – shton Rubin.

Mbi të gjitha, kënaqësia me jetën tuaj mund të nxisë disponim më të mirë të mëngjesit –gjumë të mjaftueshëm dhe arsye që të zgjoheni nga shtrati në mëngjes.
Nëse jeni të përgjumur, jepni gjithçka nga vetja që të lëvizni dhe të shkundeni e të kthjelleni nga disponimi i tillë./zh/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit