-1.8 C
Pristina
Monday, January 20, 2025

Pse janë ushtarët francezë në Mali?

Më të lexuarat

Nga: Serhat Orakçi

Pse janë ushtarët francezë në Mali?

 
Është naive të besosh se arsyeja e pranisë ushtarake Franceze në Mali është për të sjellë harmoninë dhe begatinë për popullin e Malit.
Ata që ndjekin lajmet e botës dhe të Afrikës u vijnë në mëndje pyetjet e mëposhtme: Pse është Franca në Mali? A është kjo shenjë fuqie? Ose më mirë një përpjekje për të ripretenduar kolonitë? Apo po përpiqet për të shfrytëzuar burimet nëntokësore të vendit? Ndërhyrja ushtarake franceze në Mali është tepër e re. Populli francez kërkon përgjigjet e këtyre pyetjeve ashtu si edhe ne. Franca po përpiqet të bindë komunitetin ndërkombëtar dhe popullin e saj se ajo është në Mali për të rregulluar disa gjëra që kanë shkuar keq. Qëllimi i shpalosur është pastrimi i Malit të jugut nga islamikët radikalë. Apo ashtu siç Franca thekson, për të pastruar Malin nga Al-Kaeda dhe për të siguruar integritetin e saj territorial.
Është naive të besosh se arsyeja e pranisë ushtarake Franceze në Mali është për të sjellë harmoninë dhe begatinë për popullin e Malit.
Ka më shumë se një arsye për këtë nismë. Pavarësisht krizës financiare në Evropë dhe rreziqeve që Franca po përballet, përfitimet mund të jenë të konsiderueshme. Kur fuqitë e mëdha bëjnë përparime të rëndësishme, ato pa dyshim llogarisin përfitimet dhe humbjet.
Zoti e di arsyen e vërtetë dhe ne mund të bëjmë vetëm konkluzione të caktuara. Ne mund të analizojmë situatën duke pasur parasysh historinë, ndërhyrjet e tjera që kanë ndodhur dhe evoluimin e ligjërimit politik.
Fillimisht duhet të theksohet rëndësia e Malit dhe keqinformimi i opinionit publik. Mali nuk është shumë i dëgjuar por ka një histori të ndritshme. Ai shtrihet në Afrikën Perëndimore, në zemër të Islamit. Ai është një nga vendet e pakta që ka zhvilluar një arkitekturë të veçantë. Rajonet jugore të Malit kanë qenë qendra intelektuale, burime dijesh në të cilat janë mbledhur të gjitha shkrimet e rëndësishme të kohës. Mali ka një traditë të mirë letrare. Qytetet në të cilat po ndodhin përplasjet këto ditë kanë librari me rreth 700 mijë dorëshkrime të rralla. Kjo trashëgimi e mbledhur në shekujt XIII- XIV u plaçkit nga kolonizatorët francezë dhe rreth 1 milion dorëshkrime u morën për në bibliotekat franceze. Vendasit këtë trashëgimi arritën ta ruanin duke i groposur dorëshkrimet në tokë.
Afrika Perëndimore vuajti shumë shkatërrime gjatë periudhës së kolonizimit. Kolonitë franceze  janë ende ndër vendet më të varfra në botë. Mali është shteti i katërt më i varfër në botë. Franca ka krijuar një rrjet të fortë politik dhe ekonomik në rajon. Kjo mund të parashikohet kur kemi 6000 shtetas francezë që jetojnë në Mali. Megjithatë niveli i rehatisë franceze nuk ka mbërritur këtu. Populli është i varfër.
Me zhvillimin e Afrikës u bë e vështirë për lojtarët tradicionalë të mbanin kthetrat e tyre mbi kolonitë. Vende si Kina, Rusia, Brazili, India dhe Turqia janë të etura për të bërë biznes në rajon. Afrikanët filluan të kuptojnë se nuk ishin të plotësuar nga fuqitë koloniale. Kështu që ndikimi i lojtarëve tradicionalë në rajon po zvogëlohet. Në ditët e sotme, Kina është investitori më i madh në Afrikë. Ajo importon shumicën e naftës së saj nga Angola dhe Sudani. Volumi tregtar i Turqisë me Afrikën rritet çdo vit. Këto faktorë shtynë Shtetet e Bashkuara, Francën dhe Anglinë drejt politikave më agresive në Afrikë.
Fakti që botëkuptimi ‘Selefist i Islamit’ po fiton pushtet në Afrikë është i vërtetë dhe gjithashtu kjo është e vërtetë edhe për Malin.
‘Islami Suni’ po humb mbështetësit sepse ai nuk mund të sigurojë zgjidhje për problemet sociaol-kulturore të popullit. Ai është i lidhur më shumë me aspektin politik. Kështu kjo e bën më të lehtë lëvizjen Selefiste për të fituar pasues të rinj. Rajonet që kanë mungesë të mbështetjes nga qeveria ngrihen kundra shtetit në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Fatkeqësisht ata që pretendojnë se qeveria e Malit e ka humbur kontrollin ndaj pjesës jugore të vendit kanë të drejtë. Menaxhimi i dobët i Bamakos ka bërë që të mos ketë kurrë ndonjë influencë në jug. Ata pretendojnë se e morën rajonin nën kontrollin e tyre thjesht nga krijimi i disa zyrave policore të menaxhuara dhe të emëruara nga qendra.  Njerëzit respektojnë kryetarët e fiseve dhe udhëheqësit fetarë, pasi i konsiderojnë më pranë vetes. Populli i ka parë ato si më të pushtetshëm në zgjidhjen e problemeve. Mund të thuhet shumë në lidhje me krizën në Mali por pushteti i fituar nga forcat e armatosura dhe rebelët islamikë është kryesisht për shkak të situatës së varfër socialo-ekonomike në të cilën gjenden njerëzit.
Çfarë po kërkon Franca me këtë operacion ushtarak? Ka më shumë se një përgjigje për këtë pyetje. Sigurisht është e pamundur të ngushtojmë gjithçka në një arsye. Franca mund të ketë pritshmëri të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake. E para me kontrollin e rajonit qendror të Afrikës Perëndimore ajo mund të krijojë një mundësi për të depërtuar nëpër vendet fqinje veçanërisht nëse tek to janë vendosur baza të përhershme ushtarake. Mali kufizohet në veri me Burkina Fason, Algjerinë, Mauritaninë dhe Nigerin. Fakti që rajoni ka fusha të pasura të uraniumit, arit, naftës dhe fosfatit nuk mund të shpërfillet. Franca përpunon uranium në veri të Nigerit dhe zotëron fuqi bërthamore. Asaj i nevojitet uranium për reaktorët e saj pasi 70% e elektricitetit në Francë gjenerohet nga centralet bërthamore.
Veriu i Malit është i vendosur në shkretëtirën e Saharasë, e cila shihet nga vendasit si një grup me shkretëtira të vogla dhe jashtëzakonisht të pasura me burime ujore nëntokësore.   Burimet e ujërave të ëmbla nëntokësore të Afrikës janë 100 herë më të mëdha se ujërat e saj sipërfaqësore. Ja pra pse Saharaja është një fushë e rëndësishme në aspektin e qasjes për ujë të ëmbël. Saharaja është në të njëjtën kohë një rezervat për energjinë diellore. Vetëm 0,03% e energjisë diellore e akumuluar këtu mund ti sigurojë elektricitet për një vit të gjithë Evropës. Eksperimentet me panelet gjigande diellore në Sahara filluan shumë kohë më parë. Përpos kësaj, ndodhën edhe testet bërthamore. Provat bërthamore të Francës në vitet 1960 janë mjaft të famshme. Rezultatet e këtyre testeve siguruan fuqinë bërthamore për Izraelin. Për të folur për eksperimentet, duhet të përmendet gjithashtu edhe bujqësia. Dihet se Franca është e angazhuar këto ditë në Sahara, në testimet bujqësore.
Franca do të përfitojë nga ky operacion ushtarak në mënyra të tjera ashtu si edhe, në rifitimin e influencës mbi kolonitë e saj të vjetra, duke rivendosur marrëdhëniet e saj me Afrikën si dhe duke rimarrë simpatinë e popujve afrikanë duke luajtur një roli shpëtimtar në rajon. Ka shumë mundësi që Franca do të fitojë kontrollin ndaj lëvizjeve islamike dhe të jetë në krye të ndryshimeve të mundshme politike më vonë. Nëse sjellim në mendje atmosferën e Pranverës Arabe në Afrikë tabloja bëhet edhe më e qartë. Pushteti për të kontrolluar Afrikën e Veriut duhet të jetë me ndikim në të dy rajonet, atë të Mesdheut dhe atë të Saharasë.
Këto janë përfitimet që mund të marrë Franca. Ndaj dhe kjo është arsyeja pse Franca gjendet në Mali.
World Bulletin
Perktheu: Ervin Hakorja
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit