Që gratë mbërdhijnë më tepër se burrat me uljen e temperaturës, ka të bëjë me ndërtimin e tyre trupor të ndryshëm nga ai i burrave. Meqënëse gratë kanë një masë më të vogël muskulore, prodhojnë më pak nxehtësi trupore se burrat.
Gratë jo vetëm që kanë në përgjithësi një trup më të vogël se të burrave por edhe shtresën e dhjamit të lëkurës e kanë më të dendur ndërkohë që masa muskulore e tyre është më e vogël. Kjo ka të bëjë me pasqyrën e ulët të testosteronit tek gratë.
Gratë kanë vetëm 25 përqind inde muskujsh dhe 25 përqind dhjami. Ndërsa burrat kanë 40 përqind inde muskujsh dhe vetëm 15 përqind dhjami. Dhjami e izolon më mirë trupin, por vetë nxehtësia prodhohet nga muskujt, të cilat gratë i kanë me pakicë. Pra ato prodhojnë edhe më pak nxehtësi se burrat. Përveç kësaj, gratë kanë një përpjesëtim të pavolitshëm midis masës së muskujve dhe sipërfaqes trupore.
Sipërfaqja e lëkurës është tepër e madhe e parë në përpjesëtim me vëllimin e trupit. Dhe përmes lëkurës e humbasim ne nxehtësinë që prodhojnë muskujt tanë. Këtu nuk ndihmon shumë izolimi përmes shtresës së dendur të dhjamit. Kështu trupi i gruas nuk ia del mbanë në përgjithësi të prodhojë nxehtësinë e mjaftueshme në temperatura të ulëta. Gruaja mbërdhin. Në fillim në duar dhe këmbë. Sepse këtu përpjesëtimi i sipërfaqes së jashtme me vëllimin është tepër i pavolitshëm.
Përgatiti : Alvin Ekmekçiu