3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse Google+ mund ta mposhtë Facebook-un?

Më të lexuarat

Edhe pse Facebook tani është kompani publike dhe ka afro 1 miliard shfrytëzues, Google+ ende ka gjasa të bëhet pretendent kryesor nëse përdor fuqinë e vet maksimalisht. Tanimë që Facebook ka dalë publikisht dhe po mahnit me rreth 1 miliard anëtarë, është koha e duhur që të pyesim nëse rivali kryesor i Facebook, Google, mund t’i bëjë konkurrencë në lojën e rrjetit social. Google në muajin prill kishte deklaruar se rreth 170 milionë shfrytëzues ishin “abonuar në Google+,” mirëpo kompania nuk kishte specifikuar shifra se sa prej këtyre shfrytëzuesve e përdorin rrjetin social në baza të rregullta. Disa hulumtues thonë se janë kryesisht punonjësit e Google dhe disa lojalist të fortë që e përdorin këtë shërbim rregullisht.

Unë ende mendoj se Google+ mund të fitoj kundër Facebook. Mirëpo, për ta bërë këtë, Google duhet të mësoj të luaj sipas fuqisë së vet.

Google mund të mbledhë të dhënat që i nevojiten nga subjektet e kërkimit në Ueb si dhe nga përmbajtja e një emaili, mirëpo këto të dhëna nuk janë aq personale dhe të vlefshme sa ato që njerëzit fusin me dëshirë në Facebook, pothuajse çdo ditë. Të dhënat e rrjetit social janë më shumë individuale dhe të orientuara kah preferencat sesa të dhënat e shënjestrimit, dhe konkurrenca e gjatë e biznesit reklamues të Google (96.5 përqind e të ardhurave të saj) mund të varen nga aftësia e Google për t’i marrë këto të dhëna.

Nëse dikush ka një plan beteje për Google+, ai është Larry Page. Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Google, ka dhënë shpjegime mjaft të mira se pse Google+ do të bëhet pretendenti kryesor, mirëpo arsyet e tij duken më shumë teorike në këtë pikë.

‘Circles’ ngjajnë më shumë me jetën reale

Page thotë se struktura e “Circles” në Google+ ofron një metodë të mrekullueshme për të organizuar miqësinë. Ai ka plotësisht të drejtë: Dizajni i “Circles” është shumë intuitiv; shumë i kuptueshëm, dhe funksional sepse përsërit metodën që menaxhojmë miqësitë në jetën reale.

Mark Zuckerberg thotë se edhe “groups” në Facebook organizojnë miqtë në po të njëjtën mënyrë. Mirëpo, ky funksion nuk ka qenë pjesë e dizajnit origjinal të Facebook; ky shërbim është shtuar më vonë. Dhe kjo është arsyeja se pse grupimi i miqëve në Facebook është proces më i dobët sesa ai i Google +. Koncepti “Circles” është shumë origjinal, në fakt Google+ fillimisht ishte quajtur “Google Circles.”

Integrim me produktet tjera

Avantazhi më i madh që Google+ mund ta ketë ndaj Facebook, nuk është shfrytëzuar ashtu siç ka mundur. Plani fillestar i Google ka qenë që të ndërtoj veçori dhe vegla të rrjetit social Google+ për të gjitha shërbimet ekzistuese online, nga Docs e deri tek videot (YouTube).

Google+ tashmë është i integruar në shiritin e navigimit në anën e sipërme tek të gjitha produktet e Google; ky aranzhim ju mundëson të monitoroni të gjitha ngjarjet në Google+ (azhurnimet, porositë, e të tjera) si dhe të ndani përmbajtje me miqtë pa u larguar nga shërbimi i Google që jeni duke e përdorur. Dhe aplikacioni Google+ për Android e bënë ngarkimin shumë të lehtë.

Përtej këtyre veçorive, nuk ka ndodhur pothuajse asgjë që kur Google+ ka lansuar faqen e vet verën e kaluar. Në korrik të vitit 2011, Google pyeste shfrytëzuesit se si mund të integroj aspektet e Google+ në Gmail dhe anasjelltas. Dhe çfarë ndodhi me këtë? Nuk kam parë asnjë lëvizje serioze drejt integrimit të këtyre dy produkteve. A mund ta lansoj një sesion Hangout pa dalur nga aplikacioni Gmail? Jo. A mund të pranoj njoftime të emailit në Google+? Ende jo.

Miliona njerëz përdorin shërbimet falas të Google si (Gmail, Docs, YouTube, kërkimin, e kështu me radhë). Për të arritur sukses Google+, Google duhet t’i lidh këto shërbime si dhe funksionet e Google+ në një vend. Ju duhet të jeni në gjendje që të bashkëbisedoni me njerëz në shërbimin Hangouts dhe njëkohësisht të mund të bashkëpunoni në një dokument në Google Docs. Kërkimet tuaja, duhet të orientohen më shumë kah preferencat e rrjetit tuaj social si dhe të miqve tuaj.

Për të konkurruar me Facebook, Google duhet të integroj Google+ me shërbimet e tjera aq fortë saqë largimi nga prona e Google ku gjendeni aktualisht dhe shkuarja ne Facebook të jetë një telash i vërtetë.

Unë mendoj se Google do ta ekzekutoj këtë vision. Dhe kur ta bëjë këtë gjë, ai do të filloj të përfitoj shfrytëzues të Facebook. Kjo është një lojë shumë e thjeshtë: Shumica e njerëzve nuk kanë kohë për dy rrjete sociale, një faktor që po i ndihmon shumë Facebook-ut në këto momente.

Qasja ndaj privatësisë

Njerëzit kanë filluar të vetëdijësohen që kompanitë e mëdha si Google dhe Facebook po mbledhin të dhënat që ata i fusin online, dhe po i përdorin këto të dhëna për të shënjestruar reklamat apo për të jua shitur palëve të treta.

Për shembull, Facebook e bënë publik emrin tuaj, gjininë, foton e profilit, rrjetet, miqtë, postimet, si dhe detajet tjera të profilit.

Më herët, keni patur mundësinë të vendosni foton e profilit si publike apo private, sipas dëshirës suaj. Por tani kjo gjë ka ndryshuar, dhe më nuk keni mundësi as të ndryshoni emrin, fotot kryesore, rrjetet, gjininë, apo emrin e përdoruesit.

Facebook vazhdimisht ka shënjestruar më shumë të dhëna të përdoruesve për shkak se partnerët e vet reklamues mund të përdorin këto të dhëna publike për të vendosur reklama në faqen e Facebook. Në një të ardhme të afërt, këto të dhëna do të shërbejnë për të shënjestruar reklamat e Facebook edhe në faqet tjera. Dhe nëse nuk dëshironi t’i bëni këto të dhëna publike, Facebook thotë (decidivisht) që nuk mund ta përdorni Facebook-un.

Fakti qëndron se, Facebook varet më shumë në të dhënat personale sesa Google+. Edhe Google varet nga të dhënat personale gjithashtu, por nuk ka nevojë që të mbledhë gjithçka në rrjetin social. Derisa njerëzit vetëdijëson rreth përdorimit të të dhënave të tyre personale, ata mund ta shohin qasjen e privatësisë së Google+ si një arsye të mirë për të kaluar në këtë shërbim.

Portabiliteti i të dhënave

Aktualisht është shumë vështirë të fshini të dhënat tuaja në Facebook nëse dëshironi ta ndërprisni shërbimin. Ju mund ta fshini profilin tuaj, por Facebook nuk premton se do të fshij të dhënat tuaja personale që ka ruajtur në serverët e vet.

Për dallim, Google e ka shumë të lehtë fshierjen permanente të të dhënave që keni vendosur në Google+. Këtë mund ta arrini përmes një vegle të quajtur Google Takeout; me vetëm disa klikime, ju mund të shkarkoni të dhëna nga albumet tuaja në Picasa, profili juaj në Google+, Buzz, dhe kontaktet.

Beteja për të dhënat personale

Natyrisht, vetëm koha do ta dëshmojë nëse Google mund të marrë fronin e rrjetit social. Ideja e Google+ për të patur aq shfrytëzues sa Facebook, duket të jetë shumë e largët për momentin. Por unë ende besoj që Facebook nuk është imun ndaj ndryshimit të shijeve të shfrytëzuesve të rrjetit social. MySpace dikur dukej i pandalshëm, mirëpo u shua me daljen e Facebook.

Google duhet të shfrytëzoj përparësitë e veta për të arritur Facebook-un. Google duhet të vendos energji të madhe në zgjerimin e funksionalitetit Google+ në të gjitha shërbimet e veta të popullarizuara. Ajo duhet të promovoj veçorinë vrasëse si Hangouts tek audienca e re (si bizneset e vogla). Ajo gjithashtu duhet të bëjë me dije se si respekton më shumë të dhënat personale sesa Facebook.

Google gjithashtu duhet të investoj në promovimin e Google+. Ende nuk kam parë ndonjë reklamë të Google+ në TV, dhe as që kam hasur në ndonjë ofertë të Google për ndonjë shpërblim për njerëzit që anulojnë llogaritë e tyre në Facebook për të ardhur në Google+.

Pa marrë parasysh, nevoja e Google për identitet personal dhe për preferencë të informacionit mund ta detyroj atë që të bëjë hapa dramatik për të konkurruar në mënyrë serioze me Facebook. (PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit