3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pse është lodhur Beogradi me Prishtinën

Më të lexuarat

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka përgënjeshtruar informacionet se është arritur marrëveshja për ndërtimin e vendkalimeve kufitare të përhershme ndërmjet Kosovës e Serbisë.
 
Në kumtesën e Zyrës, të cilën e përcjell B92, theksohet se nuk është arritur pajtimi për hapjen e dy vendkalimeve kufitare dhe shtohet se vendkalimet do të jenë me statusin neutral.
 
“Jemi lodhur me përgënjeshtrimet konstante të interpretimeve të Prishtinës rreth marrëveshjeve pas pothuaj çdo takimi në Bruksel gjatë gjithë procesit negociues të Beogradit e Prishtinës. Na duhet edhe kësaj radhe me përgjegjësi dhe saktësi të theksojmë se në takimin e të enjtes nuk është arritur pajtimi për kurrfarë “ndërtimi të gjashtë vendkalimeve kufitare”, siç ka njoftuar të premten pala prishtinase dhe as që ndonjëherë gjatë gjithë procesit negocieus është përmendur termi “vendkalim kufitar”, thuhet në këtë kumtesë, transmeton Koha.net.
 
Kumtesa shton se në takimin e të enjtes të Beogradit e të Prishtinës janë harmonizua detajet për hapen e dy “vendkalimeve administrative”Rajetiqi/Izvor” dhe “Svirca”, për ç’gjë ishte arritur marrëveshja në takimin dy kryeministrave më 21 prill në Bruksel.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit