0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse është fshehur Nata e Kadrit

Më të lexuarat

Urtësia e fshehtësisë së saj

Ka shumë urtësi në fshehtësinë e kësaj nate. Nëse të gjithë do e dinim me përpikmëri natën e Kadrit, vendosmëria dhe vullneti gjatë Ramazanit do të pësonte rënie. Njerëzit, thjesht do i kushtonin rëndësi dhe vëmendje pikërisht kësaj nate, të cilën do e kalonin në adhurim dhe punë të mirë dhe kaq. Prandaj, fshehja e saj shihet si një motivim për më shumë punë gjatë gjithë muajit dhe një dyfishim i punëve të mirë sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit. Sigurisht, nga kjo ka vetëm mirësi për individin dhe umetin mysliman.

E njëjtë me fshehtësinë e natës së Kadrit, është dhe ora e pranimit të lutjes ditën e Xhuma, ashtu siç është dhe fshehtësia e emrit më të madh të Zotit, me të cilin nëse dikush e lut Zotin, i përgjigjet dhe ia pranon lutjen. Këto të treja, janë ruajtur të fshehta me qëllim që ne ta lusim dhe adhurojmë Zotin sa më shumë.

Transmeton imam Buhariu nga Ubade ibnu Samit, se profeti Muhamed alejhi selam doli tu tregojë myslimanëve natën e Kadrit. Me të dalë, ai u ndesh me dy burra myslimanë të cilët po grindeshin me njëri-tjetrin. Profeti alejhi selam tha:”Dola tu tregoj kur është nata e Kadrit, por për shkak se filani dhe filani po grindeshin, e harrova. Ndoshta është më e hajrit për ju.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit