3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

‘Pse erdhe në Sarajevë, t’i the Millosheviqi është djalë i mirë’

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm Suedez, Carl Bildt, i cili shumë herë ishte edhe në Kosovë, e që njihet për deklaratat e tij pro serbe dje ka qëndruar në Sarajevë për të shënuar 20 vjetorin e rrethimit të këtij qytetit dhe për të përkujtuar 11.541 viktimat.

Në sheshin kryesor të qytetit ishin vendosur 11.541 karrige të kuqe ndërsa para tyre parakalonte suedezi Bildt, derisa dikush e vrejti prezencën e tij. Ishte ish- zëdhënësja e Tribunalit të Hagës Florenc Hartman. Asaj nuk i pëlqeu aspak prezenca e suedezit.
“Nuk është dashur të vinte në Sarajevë. Është dashur të vijë, atëherë kur ka mundur të bëjë diçka”, iu tha ajo gazetarëve, që ishin në takim Ai nuk meriton të jetë sot këtu. Kur ka mundur të bënte diçka, ai thoshte se Millosheviqi është një djalë i mirë, dhe kjo është e shkruar edhe në transkripte,” ka thënë ajo.

Sipas saj Bildt nuk kishte ndërmarr asgjë për katër vjet në mënyrë që të shkurtojë vuajtjet e njerëzve në Sarajevë që ishin të rrethuar nga serbët./ideks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit