4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse e “pushtoi” EULEX-i urën?

Më të lexuarat

“Kush ju ka thirr juve EULEX-in me ardhë këtu”, kanë qenë fjalët që drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi, ia ka thënë komandantit të forcave speciale të EULEX-it që ishin vendosur në urën mbi lumin Ibër.


“Pse keni ardhur këtu, a po e shihni se jeni duke e tensionuar situatën me gjithë këto alarmime. Për shkak tuajin janë mbledhur këtu këta njerëz kureshtarë”, ka shtuar Thaçi derisa komandanti i Njësisë speciale të EULEX-it tentonte të largonte mediet nga diskutimi, njofton Koha.

“Jemi ardhur sepse ka protestë”, ka qenë përgjigjja e komandantit të EULEX-it. Ndërsa, Thaçi kërkonte nga ai të dinte se çfarë informacioni ka apo kush i ka thënë se këtu do të ketë protestë.

“Nuk ka protesta dhe ju lutemi shkoni, nëse ne kemi nevojë do t’ju thërrasim”, i ka thënë Thaçi atij.

Vendosja e forcave policore të EULEX-it me autoblinda ka zgjuar kureshtjen e njerëzve të rëndomtë që kishin dalë për të pirë kafe apo për të kryer punët e përditshme. Pas kësaj, në afërsi të urës mbi lumin Ibër janë mbledhur rreth 100 veta, të cilët kanë diskutuar me Policinë e Kosovës.

Kryetari i KMLDNJ-së, Halit Barani, pas stacionimit të forcave të EULEX-it mbi urë, ka theksuar “kjo çka po bën EULEX-i ka vetëm një qëllim që të nxisë trazira dhe të provokojë qytetarët, nuk ka kurrfarë nevoje që të vijnë këtu”.

Duke cituar edhe fjalët e drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, Barani ka kritikuar misionin evropian për mosgatishmëri që të intervenojë kur duhet.

“Në ditën kritike kur ka ndodhur sulmi terrorist në banesën e Selver Haradinajt dhe të hënën kur grupet kriminale serb thyen kontejnerin e policisë e kemi thirrur në ndihmë Policinë e EULEX-it, por nuk ka ardhur. Atëherë, çka kërkojnë sot këta, këtu në urë”, ka thënë Barani. “Nuk ka kurrfarë proteste në Mitrovicë dhe askush nga organizatat në Mitrovicë nuk ka thirrur protestë”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit