1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pse e lodh veten duke u falur pesë herë në ditë!?

Më të lexuarat

Një ushtar e pyeti ushtarin tjetër i cili falte namazin….:
O mik, në cilin shekull jetojmë? Pse po e lodh veten duke u falur pesë herë në ditë!?

Ushtari i cili falte namazin mu në atë moment e pa togerin që dukej prej së largu dh i tha:

Pse kur ky njeri kalon afër teje mblidhesh, e përshëndet dhe ja dëgjon të gjitha urdhrat? Nëse të thotë shtrihu, shtrihesh, nëse të thotë ngrihu, ngrihesh, edhe ai është njëjtë si ti, një njeri me dy këmbë dy duar dhe një kokë.

Po! Edhe ai është një njeri sikur unë por ai ka gradë të lartë, gjithashtu ka yll mbi shpatull.

Përgjigja e ushtarit që falte namazin ishte mahnitëse:
O miku im, ti vetëm se ka një yll mbi shpatull i nënshtrohesh një njeriu të thjeshtë si ti, por unë si mos i nënshtrohem dhe të mos i zbatoj urdhrat e Atij që i ka në dorë të gjitha yjet dhe Universin, Atij që me fuqinë e Vet i lëviz ato si të ishin rruaza të tespiheve… Hë pra më trego pse mos e falënderoj duke fal namaz…!!!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit