-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse duhet të shmangni kafen dhe çajin në avion

Më të lexuarat

Shumë pak njerëz janë në gjendje t’i rezistojnë një gote falas me kafe dhe çaj gjatë fluturimit të tyre, veçanërisht kur është mëngjes. Ka shumë të ngjarë që pasi të keni lexuar këtë shkrim, nuk do të keni më dëshirë të konsumoni asnjëherë prej tyre.

Arsyeja? Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara (EPA), kafja dhe çaji nuk janë më të shëndetshmet që mund të shijoni gjatë fluturimit tuaj, pasi ato bëhen me ujë çezme në avion. Dhe ju do të thoni: Ku është problemi?” Epo, problemi është se në vitin 2004, e njëjta agjenci publikoi një studim që thoshte se pas testimit të ujit të pijshëm në 158 avione pasagjerësh, 13% nuk ​​i plotësuan standardet e tij. Me fjalë të tjera, shumë nga ujërat ishin të ndotura, me baktere koliforma dhe E.coli.

Por a është e njëjta situatë 15 vite më vonë? Po dhe Jo. Megjithëse janë bërë përmirësime, punonjësit e linjave ajrore nuk janë të sigurt nëse uji është akoma i sigurt për konsum.

EPA prezantoi një rregullore 15 vjet më parë që do t’u kërkonte linjave ajrore të bënin analizat e ujit. Sidoqoftë, shumë mendojë se analizat e ujit në avione nuk bëhen dhe aq shpesh sa duhet. Në një intervistë me Business Insider, Shoqata e Transportuesve Ajror – CWA tha se “nuk besojmë se kjo rregullore është e mjaftueshme ose aq e zbatueshme“.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit