-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pse duhet të ecim së paku 30 minuta në ditë?

Më të lexuarat

Një nga këshillat më të rëndësishme që ofron çdo mjek apo ekspert i shëndetit është që njerëzit duhet të ecin të paktën 30 minuta në ditë nëse duan të gëzojnë shëndet të mirë.

Kjo këshillë është përforcuar së fundmi nga gjetjet e disa studimeve mbi rëndësinë e ecjes në shëndet.

Studimet thonë se mjaftojnë 30 minuta ecje në ditë për të minimizuar shanset e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, forcuar kockat, ulur rrezikun e obezitetit, kancerit, diabetit dhe kolesterolit të lartë.

Për fat të keq, njerëzit janë kapur peng nga teknologjia dhe i kushtojnë më pak kohë aktivitetit fizik. Kjo jetë e pasur në aspektin e teknologjisë, i shtyn njerëzit drejt ushqimeve të shpejta e jo të shëndetshme. Një gjë e tillë shton rrezikun e sëmundjeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që njerëzit duhet të ecin minimalisht 30 minuta në ditë.

Ecja ofron përfitime të jashtëzakonshme në shëndet por edhe tek humori. Kur ecja është e rregullt ajo modifikon sistemin nervor në një mënyrë të tillë që njeriu ka më pak zemërim brenda vetes.

Për më tepër, ecja në ambiente të jashtme ju ekspozon ndaj dritës së diellit e cila ndihmon çlirimin e hormoneve që nxisin ndjenjat e gëzimit dhe lumturisë.

Luftoni stresin dhe mbipeshën duke ecur

Ekspertët thonë se ecja është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjë njeriu për të luftuar dëshirën për ushqim e cila nxitet nga stresi.

Ushqyerja e tepërt e nxitur nga stresi mund të nxisë shtimin në peshë.

Ecja ndihmon të largojë nivelet e stresit sepse nxit prodhimin e serotoninës.

Sa më të larta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak i stresuar do të jetë njeriu.

Nga ana tjetër ecja ul dëshirën për të ngrënë pa kufi dhe e bën njeriun të ndihet më i ngopur.

Mjaftojnë 15 deri në 30 minuta ecje për të rritur nivelet e serotoninës, hormonit që mundëson gjendjen e mirë shpirtërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit