1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse disa persona nuk i zë asnjëherë gripi?

Më të lexuarat

E keni pyetur ndonjëherë veten pse disa persona nuk sëmuren kurrë me grip?nëse mendoni se është çështje imuniteti gaboheni. Ja çfarë bëjnë ata në të vërtetë:

Konsumojnë fruta dhe perime të freskëta

Kushdo që ha perime çdo ditë dhe preferon fruta të freskëta dhe manaferrat për ëmbëlsira dhe biskota për t’i dhënë gojës shije ka një sistem imunitar më të fortë se njerëzit, dietat e të cilave përbëhen kryesisht nga ushqime të pasura me sheqer, kripë dhe yndyrna.

Jepini hapësirë ushqimeve të pasura me vitaminë C, si psh agrume, boronica, kivi, brokoli dhe speca për të rritur sistemin tuaj imunitar.

Flenë mirë gjatë natës, si dhe pushojnë në momente të caktuara gjatë ditës.

Ju duhet të paktën 8 orë gjumë të pandërprerë për t’u ndjerë mirë; duke fjetur më pak se gjashtë orë në natë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit.

Privimi i gjumit gjithashtu dobëson sistemin tuaj imunitar, duke ju lënë më të pambrojtur ndaj ftohjeve, gripit dhe infeksioneve të tjera.

Lajnë duart shpesh.

Bëjeni zakon të lani duart menjëherë pas kthimit në shtëpi.

Është e rëndësishme t’i lani ato shpesh me sapun dhe ujë të vakët për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së mikrobeve që vendosen në duar dhe përhapen në gojë dhe në hundë, duke i lejuar ata që të pushtojnë trupin, duke ju bërë të ndiheni keq.

Kushtojini vëmendje të veçantë larjes së duarve pas udhëtimit në transportin publik, përpara ngrënies dhe gatimit dhe pas përdorimit të tualetit.

Meqenëse nuk keni gjithmonë mundësinë të lani duart me ujë, mbani me vete letra të lagura xhepi apo sanitizues dore me bazë metanoli të cilin e gjeni tek të gjitha farmacitë.

Bëjnë stërvitje ose ecje.

Nuk është saktësisht e qartë pse, por njerëzit që ushtrojnë rregullisht stërvitje apo ecje kanë një sistem më të mirë imuniteti se ata që nuk e praktikojnë.

Edhe ngjitja e shkallëve, transportimi i sendeve ushqimore, punët e shtëpisë mund të llogariten si stërvitje – gjithçka që ju mban në lëvizje./opinion

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit