1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pse deshtoi Erdogan?

Më të lexuarat

Fatlum Sadiku
 
 
Njerëzit lodhen nga degjenerimi i pushteteve të gjata, dhe nga transformimi i njerëzve për të cilët kanë ndjerë dashuri të madhe e kanë ushqyer shpresë, në diçka që zëvendëson dashurinë dhe shpresën. Prandaj edhe populli u jep sinjale njerëzve të tillë, e partive të tilla. I tillë ishte edhe ky i sotshmi në Turqi. Partia në pushtet në Turqi humbi më se 8% nga zgjedhjet e shkuara. Jo pse ekonomia ka ndryshuar diçka thelbësisht. Së paku për këto 3 vite të jetuarit këtu, e them me plot përgjegjësi se nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor në ekonomi.
 
 
Arsyeja e rënies qëndron tek degradimi i shumë parimeve, sikur të mos kishin ekzistuar asnjëherë. Ndoshta ky degradim rrumbullakohet në tri P-t e famshme: pasurim, para, pushtet + ashpërsimi i fjalorit ndaj ish aleatëve, ish mendësia taborrizuese: “ose me mua, ose me armikun”, udha pa krye me pjesën e pakënaqur kurdë etj. Prandaj sonte kombi turk dha verdiktin e tij, që me gjasë do i komplikon punët për një kohë deri në establishment e pushtetit të ri.
 
Nuk është se Turqia ka ofertë më të mirë se partia që udhëhoqi për këto vite. Së paku ajo nuk ka lindur akoma. Pos kësaj, tashmë për 13 vite është e vulosur së paku për disa dekada të mira, se kjo parti është motori i shoqërisë dhe se pa të s’mund të mendohen kalkulimet. Por të mos e dish se pushtetet bien e ngrihen, i bie të mos kesh haber në asgjë. Apo se gjatë rrugëtimeve të tyre, pushtetet s’marrin asnjëherë sinjale për reflektim. Kësaj radhe, rastisi që partia në pushtet ta marrë sinjalin e duhur se feja, idealet, principet etj., nuk mund të kontrabandohen lehtë, sepse ato nuk lidhen vetëm me figurën e një njeriu, oratorinë e tij a karizmën. Kjo ngase në instancën e fundit, njeriu është qenie e vdekshme.
 
Të mos mendosh fare që Erdogani një ditë mund të vdesë (zaten jeton me dy ndërhyrje klinike) dhe se do ta ketë energjinë e tillë tërë jetën (momentalisht e ka, dhe duhet pranuar së është një prej njerëzve më energjik që kam parë), i bie ta shenjtërosh atë. Këtë e bëjnë shumë pasues (madje shumica dërrmuese e tij) edhe në Turqi edhe në Ballkan. E që në fakt s’është aspak fisnike, sepse tregon nënshtrim ndaj pushtetit. Erdogani do të vdesë një ditë, por vazhdimësia e Turqisë, tradita e saj politike jo. Pa dashur ta paragjykoj formulën e mundshme të garniturës së re, duke iu referuar historisë më duhet të them se sistemi i koalicioneve në Turqi gati gjithmonë ka sjellë brishtësi.
 
Kjo qëndron, në e thëntë akademiku në pasuesi më i verbër erdoganist. Por mësimi s’kishte se si të nxirrej ndryshe, pos se nga një sinjal i tillë. Për sa i përket reflektimit të rezultatit/formulës së re të pushtetit në Ballkan e Kosovë nuk dua të gjykojë. Por po të kishin pasur mundësi (hipotetike) të ndërtonin koalicion opozitarët turq me partinë kurde, fort do të kisha pasur dëshirë ta dijë se ç ‘qëndrim do të mbanin sharësit e Turqisë, karshi rënies drastike të mbështetjes së pushtetit të ri për Kosovën, që do të pasonte. Do e shanin më shumë padyshim, por që kjo katërcipërisht do e vërtetonte faktin se nuk bëhet fjalë për mëri ndaj Erdoganit, por problemi qëndron tjetërkund. Për fund, urime kombit turk zgjedhja e bërë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit