0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pse burrit mund t’i duken gratë e tjera më të bukura se gruaja e tij?

Më të lexuarat

Një burrë kishte ra pikërisht në këtë telashe, ai më nuk e njihte as veten e tij, pse ky ndryshim kaq i madh në mua, kështu që u drejtua tek një dijetar i madh i vendit të tij i njohur për zgjuarsinë dhe urtësinë e tij…

Filloi burri t’ia tregoj problemin dhe dhimbjen e tij dhe thotë:

Në fillim kur e pëlqeva gruan time, ishte për mua sikur Allahu nuk ka krijuar asnjë tjetër sikur ajo në këtë botë…!

Kur u fejova….pash shumë vajza e gra të tjera sikur ajo !

Kur u martova….pash shumë të tjera që ishin më të bukura se ajo !

Kur kaluan disa vite martesë….pash se të gjitha gratë tjera ishin më të bukura se nusja ime !

Dijetari e kuptoi problemin e tij dhe i tha: a të tregoj një gjë edhe më befasuese?

Tha: po si jo i nderuar!

Dijetari i tha: edhe sikur të martoheshe me të gjitha grat e botës do të dukeshin bushtrat endacake nëpër rrugë më të bukura se të gjithë grat e botës….

Burri i turpëruar tha: pse e thua një gjë të tillë?

Dijetari vazhdoi: sepse problemi nuk është tek gruaja jote…. problemi është se njeriu nëse posedon zemër lakmitare, shikim të uritur dhe nuk ka turp nga Zoti i tij… nuk e ngop syrin e tij vetëm se dheu i varrit !

O njeri ! problemi yt është se nuk e ul shikimin tënd nga ajo që e ka ndaluar Allahu !

A dëshiron ta rikthesh gruan tënde që të duket ashtu si të ka pëlqyer për së pari herë?

Burri me plot vendosmëri tha: PO!

Dijetari mori frymë thellë dhe i tha:

atëherë ule shikimin tënd, a nuk tha Zoti yt në Kur’an: “ Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.”

Ky është çelësi i dashurisë, kur sytë e tu nuk shikojnë rreth e rrotull vajzat dhe grat e botës e ta harrojnë atë që e ke para vetes…

Ngase atë që nuk e ke në duart e tua do të duket më e bukur dhe më e mirë…por kur ta posedosh do të duket gjë e rëndomtë…

Andaj pajtohu me atë që e posedon e mos u bën egoist….sepse pastaj do të vraposh pas bukurisë dhe kënaqësive të kësaj bote derisa të përfundosh në varrin tënd…dhe asnjëherë as një gjëje nuk do t’ia ndjesh shijen e saj…

Por ka gjëra më të bukura dhe më të mrekullueshme me çka mund ta mbushësh zemrën tënde….adhurimi ndaj Zotit tënd dhe vepra e mirë…kjo është kënaqësia e vërtetë të cilën nuk e njohin shijen e saj vetëmse ata që jetuan me të dhe për të…

Dhe mos harro ta lutësh Zotin tënd që ta zbukuroj gruan tënde në zemrën tënde dhe të të begatoj me dashurinë e saj, nëse dëshiron të jetosh i lumtur në këtë botë!

Shpërndaje nëse dëshiron ta shpëtosh një dashuri, një familje dhe një lumturi!! sepse ka shumë të sëmurë të tillë!!

Pershtati: Rijad Imeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit