0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PS mbledh forumin e gruas, 50 % femra në Kongresin e janarit

Më të lexuarat

Partia Socialiste prej ditësh ka nisur fazën e saj të rigjenerimit të strukturave, ku një ndër synimet më të rëndësishme është edhe dyfishimi i anëtarësisë.

Ndërsa një objektiv tjetër që nuk mund të mbetet pas për nga rëndësia është edhe shtimi i gjinisë femërore në radhët e saj. Kjo gjë tashmë vërehet jo vetëm tek shtimi i numrit të femrave në qeveri, në administratë apo kandidatet për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, të cilat duhet thënë se ishin mbi 30 për qind në lista.
Ndërsa sot për sot është vendosur synim që Partia Socialiste synon në kongresin e saj të janarit për herë të parë të ketë 50 për qind të të deleguarve nga gjinia femërore. Për arsyet e përmendura më sipër në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajzave në strukturat e PS-së, nën moton “Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”.
“Kjo reformë synon forcimin dhe konsolidimin e organizatave të gruas përmes shtimit me anëtare të reja, shtrirjes kapilare të tyre në territorin që mbulojnë si dhe përmirësimin e nivelit të drejtimit të organizatave të grave. Synon vlerësimin e rolit vendimtar të anëtares së thjeshtë të forumit dhe partisë në suksesin e forcës sonë politike duke respektuar e vlerësuar kontributin dhe meritën e gjithsecilës përmes konkurrimit të lirë dhe përfaqësimit në të gjitha nivelet. Ne duhet të ndërtojmë të gjitha bashkë një proces me moton “Motivim, Besim, Angazhim, Vlerësim”. E fundit, por jo për nga rëndësia, kjo reformë synon të thuajse dyfishoje anëtarësinë e Partisë Socialiste me 150 mijë anëtare ku një rol të rëndësishëm duhet ta luaje Forumi i Gruas Socialiste përmes fuqizimit të saj, shtimit të radhëve të saj, si dhe shtrirjen e plotë të strukturave të saj në të gjithë territorin e vendit” tha Xhaçka. Deputetja socialiste u shpreh se tashmë synohet t’i jepet hapësira e lirisë dhe e përfshirjes cilësdo që dëshiron të kontribuojë me moton “Të gjitha bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”. “Për herë të parë 50 për qind e të deleguarve në Kongresin e partisë do të jenë gra dhe vajza. Kongresi është nga momentet më të rëndësishme partiake në veprimtarinë e PS-së. I bëj thirrje të gjitha forumeve të grave të angazhohen e të propozojnë emrat më përfaqësues për delegate”, u shpreh Xhaçka.
Asambleja e Forumit të Gruas Socialiste u njoh me një sërë projektvendimesh që kanë për qëllim kryesor riorganizimin e forumit të gruas sipas ndarjes së re territoriale, zhvillimin e procesit zgjedhor në strukturat vendore e qendrore të forumit të bazuara.
Sipas Xhaçkës, PS-ja po bën një reformë të thellë organizative e strukturore, një proces që ka objekt parësor demokracinë e brendshme. Një ndër to është edhe organizimi i një “beteje” të barabartë mes meshkujve dhe femrave dhe një shembull është numri i lartë i femrave në këshillat bashkiak, duke marrë edhe si shembull bashkinë e Tiranës ku meshkujt tashmë janë në minorancë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit