Kisha Serbe është e ashpër sa herë vjen fjala për çështjen e Kosovës.
Patriarku Irinej thotë se nuk e imagjinon dot Serbinë pa Kosovën.
“Kisha Serbe e filloi historinë e saj në atë zonë, ku Patriarkana e Pejës është vendbanimi i patriarkëve serbë dhe Kishës serbe.
Nuk mund ta imagjinoj Serbinë pa Kosovën dhe Serbinë pa Deçanin, pa Patriarkanën e Pejës, Graçanicën dhe vende të tjera të shenjta”, është shprehur ai në një intervistë për TV Hram.