2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Protestuesit në Tiranë: Rama të lirojë të arrestuarit sa nuk është vonë

Më të lexuarat

Që në orët e para të mëngjesit, familjarë dhe aktivistë po protestojnë sërish para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhen të arrestuarit pas ngjarjeve në Rrugën e Kombit.

Atyre iu bashkuan paradite edhe deputetët e Partisë Demokratike.

Protestuesit kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve. Ata i kërkojnë Kryeministrit t’i lirojë menjëherë, para se të jetë vonë.

“Unë jam këtu të përkrah kuksianët. Është shumë i gabuar ndalim. Ai është i apligjshëm. Rruga nuk është e kuksianëve, por e të gjithë shqiptarëve dhe paguhet me taksat e popullit. I bëjmë thirrje qeverisë, kryeministrit, të lirojë të ndaluarit. Ne nuk jemi këtu për parti, as nga e majta as nga e djathta. Ne jemi vetëm për drejtësi. Partitë politike, Rama dhe Basha duhet të japin dorëheqje”, shprehet një prej protestuesve.

“Ata duhet të lirohen sa më parë. Ata qëndrojnë në burg për të plotësuar dëshirat e Edi Ramës, sa nuk është vonë, ai duhet t’i lirojë sa më parë”, thotë një tjetër protestues.

“Unë jam një nga protestuesit e 21 Janarit. Kam protestuar dhe kam bërë të pamundurën që Edi Rama të vinte në pushtet, por populli shqiptar nuk e paska ditur se çfarë ka sjellë në pushtet. Nëse Rama ka gjak shqiptari në orën 12:00 të lirojë djemtë kuksianë dhe ata baballarë që janë të sëmurë aty dhe atëherë do e vërtetojë që e do Shqipërinë”, shprehet një tjetër protestues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit