Goditet me qese mielli makina e Kryeministrit Sali Berisha, ndërsa hynte në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca plenare e së enjtes.
Jashtë sallës, banorët e shtëpive që pritet t’u kthehen ish-pronarëve në 1 nëntor, dhe që do të përfundojnë të pastrehë, zhvilluan një protestë për të reaguar kundër Aktit Normativ të Qeverisë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, njëri prej protestuesve është goditur nga forcat e sigurisë.
Akti Normativ është kundërshtuar nga Partia Socialiste, si dhe nga institucioni i Avokatit të Popullit/BS/kohaislame