Protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe fryrjes së faturave për muajin janar do të vazhdojnë edhe sot. Protesta do të mbahet në ora 12 tek selia qendrore e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Qytetarët gjatë protestës së djeshme janë ankuar se faturat u kanë ardhur shumëfish më të shtrenjta.
Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka mbajtur një takim të enjten pasdites dhe ka arritur t’i mbledhë kërkesat kryesore të qytetarëve të shprehura në medie.
Protesta e së premtes do të vazhdojë sipas planifikimeve paraprake, në orën 12:00, para selisë së KEK-ut.
“- Të mos rriten tarifat e energjisë elektrike në muajt e ardhshme siç është paraparë nga zyrtarë të KEK-ut të shprehura në medie
– KEK-u duhet të bëjë tërheqjen dhe rishikimin e të gjitha faturave të fryra;
– Të mos shkyçen nga rryma qytetarët të cilët nuk i kanë paguar faturat e fryra;
– Prokuroria e Republikës të Kosovës të fillojë me hetimin e këtij rasti dhe rasteve të mëhershme në KEK, dhe t’i informoj qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme lidhur me rezultatet e hetimit;
– Ftojmë Institucionin e Avokatit të Popullit që të fillojë me hulumtimin e rastit dhe ta publikoj raportin përfundimtar sipas mandatit të detyrës ex-officio të përcaktuar me ligj”, thuhet në një postim në për të Grupi Organizativ i Qytetarëve.