1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Protestë në Washington kundra konferencës vjetore të organizatës së lobit hebrenj AIPAC

Më të lexuarat

Janë ndaluar disa anëtarë të organizatave të shoqërisë civile anti-Izrael të cilët protestuan ndaj konferencës vjetore të organizatës AIPAC.
 
Janë ndaluar disa anëtarë të organizatave të shoqërisë civile anti-Izrael të cilët protestuan ndaj konferencës vjetore e cila u mbajt në Washington të SHBA-së nga Komiteti i Çështjeve Publike Amerikë-Izrael (AIPAC), që është një organizatë e lobit hebrenj, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Konferenca vjetore e AIPAC e cila ka një influencë të rëndësishme mbi Kongresin amerikan dhe e cila u mbajt në Convention Center të Washingtonit u kundërshtua nga shoqëria civile dhe dhjetëra persona anti-sionizmit, ku mes tyre ka patur dhe hebrenj.
 
Grupet të cilat kanë vendosur në fytyrat e tyre maskat e Kryeministrit të Izraelit, Benyamin Netanyahu dhe duart të cilët i kishin lyer me bojë të kuqe duke simbolizuar gjakun kanë mbajtur parulla si “Netanyahu kriminel i luftës”, “Mos bombardoni Iranin, përdorni diplomacinë”, “AIPAC, nuk përfaqëson hebrenjtë amerikanë”, “Palestinë e Lirë”.
 
Disa persona nga grupi të cilët shpeshherë kanë lëshuar parulla kundër Netanyahut dhe kanë tentuar gjithashtu të bllokojnë hyrjen në ndërtesën ku mbahej konferenca. Personat në protestë të identifikuar si Ariel Gold, Dooler Campbell, Sierra Ramirez, Beth Harris dhe Karima Williams të cilët kanë brohoritur “Palestinë e Lirë” dhe të cilët janë ulur në hyrje të ndërtesës u ndaluan nga policia, ku më pas ata janë dërguar në qendrën e policisë.
 
Medea Benjamin një nga themelueset e organizatës Codepink e cila i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka theksuar se AIPAC nuk përfaqëson të gjithë hebrenjtë në SHBA. Benjamin, e cila thekson se nuk duhet të harrohen sulmet e Izraelit në Gaza  vuri në dukje se Izraeli nuk është krah të demokracisë.
 
Ajo ndër të tjera ka theksuar se: “Kush dëshiron të shikojë se atje nuk ka demokraci të shkojë në Gaza. Gaza kontrollohet nga Izraeli nga ajri, terreni, deti dhe se nuk lejohen hyrjet dhe daljet e mallrave dhe kjo bën që njerëzit të jetojnë në mjerim. Izraeli vazhdon të bombardojë dhe vazhdon të bëhet shkaktarë për vdekjen e mijërave personave”.
 
Medea Benjamin e cila shpjegon se SHBA duhet të ndërpresë ndihmat monetare ndaj Izraelit ajo ka bërë thirrje se OKB dhe organizmat ndërkombëtare duhet të dënojnë aktet e Izraelit në Gaza. Edhe Haham Yisroel Dovid Weiss i cili ka ardhur në New York për të protestuar kundër konferencës tha se gjendet për një kohë të gjatë në protestat kundër shtetit të Izraelit.  
 
Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani John Boehner të ardhur në Washington do të mbajnë një fjalim konferencën për Iranin, që mbahet më 3 mars. Ndërkohë konferenca vjetore e AIPAC do të përfundojë ditën e martë./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit