3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Protestë në kufirin Preshevë – Gjilan, “Amo na kini nimuuuu…”

Më të lexuarat

Aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva protestuan dje pranë pikës kufitare Muqibabë me Kosovën, në shenjë pakënaqësie për mos heqjen e tarifave të policave të sigurimit nga Qeveria e Kosovës.

Protesta në shenjë pakënaqësie është mbajtur vetëm disa metra nga pika kufitare janë parë pankartat dhe parullat kundër diskriminimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e institucioneve të Kosovës dhe mungesën e vullnetit për heqjen e plotë të taksës së udhëtimit.

“Amo Na keni nimuu…”, “Ju nuk jeni Kosova”, “Thaçi=Daçiq”, “40 Euro=Hashim Baba me 40 Hajduka” kanë qenë disa nga parullat dhe mbishkrimet e protestuesve të Këshillit për të Drejtat e Njeriut me seli në Preshevë.

Vendosja e policave të sigurimit për automjetet me targa të Serbisë, ka goditur kryesisht shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, përderisa serbët vazhdojnë të përdorin targat e vjetra të përdorura që nga koha e RSFJ-së, e për të cilat nuk paguajnë fare taksa të sigurimit. Këto taksa kanë bërë izolimin e banorëve të Luginës, ndërsa nuk është mirëpritur edhe vendimi i fundit i paralajmëruar nga Prishtina zyrtare që taksat të ulen deri në 20 euro për një javë. (R.Demiri/INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit