Sot në Deçan, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në qendër të qytetit të Deçanit, është mbajtur tubim më parë i paralajmëruar nga organizatat e shoqërisë civile të përkrahura nga subjektet politike pranë kësaj komune.
Në protestë kanë marrë pjesë më se 600 qytetarë nga kjo komunë, njoftoi me një kumtesë Policia e Kosovës.
Këshilli organizativ ka shprehë pakënaqësi lidhur më vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për dhënien e pronave shoqërore Manastirit të Deçanit.
Vlen te theksohet se një grup i vogël prej 20 personave është ndarë nga turma dhe ka tentuar të shkojnë ne drejtim te Manastirit, por me ndërhyrjen e Këshillit organizativ, ata janë kthyer mbrapshtë. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe kjo protestë ka kaluar pa incidente.kohaislame