Studentë të universitetit të Ez’herit, kanë organizuar një protestë në mbështetje të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi.
Gjatë protestës së studentëve brenda ambienteve të universitetit, forcat policore i sulmuan dhe vranë njërin dhe plagosur disa të tjerë. Koalicioni kombëtar në mbështetje të legjitimitetit ka bërë thirrje për protesta njëmilionëshe ditën e martë, për të mbështetur studentët protestues.
Sipas studentëve protestues, policia ka përdorur bombat me gaz lotsjellës dhe i ka gjuajtur me saçme.
Ndërkohë, kreu i Vëllazërisë Mysliman, dr Muhamed Bedi, ka dalë para trupit gjykues që nga puçi ushtarak ndaj dr Mursi. Ai deklaroi se lëvizja që ai përfaqëson dhe kryeson nuk ka ushtruar dhunë asnjëherë dhe ka akuzuar autoritetet ushtarake si vrasësit e mijëra egjiptianëve.
Pas hekurave, Bedi iu drejtua trupit gjykues:”E di Zoti që Vëllazëria Myslimane nuk ka ushtruar asnjëherë akte dhune. Përse nuk keni bërë asnjë hetim për vrasjen e tim biri, djegien e shtëpisë time dhe shkatërrimin e rezidencave të Vëllazërisë Myslimane?”
Ai tha se autoritetet aktuale kanë vrarë mijëra njerëz, gjë për të cilën do të japin llogari para Zotit. /aonline/kohaislame