1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Protesta të mëdha në Egjipt

Më të lexuarat

Mijëra egjiptianë kanë protestuar pasi paneli nxitoi të hartojë projekt-kushtetutën, në një përpjekje për të zbutur krizën e ngjallur në Egjipt.

Protestuesit u mblodhën në Kajro dhe në disa qytete të tjera.

Asambleja Kushtetuese miratoi draftin në një votim të premten, pavarësisht bojkotit nga ana e liberalëve dhe të krishterëve.

Kritikët thonë se statuti minon disa të drejta themelore, ndërsa përkrahësit thonë se u nxituan për t’i dhënë fund paqëndrueshmërisë.

Presidenti Muhamed Morsi, pritet të miratojë draftin këtë fundjavë, ndërsa, referendumi mbi projekt-kushtetutën pritet të mbahet në mes të dhjetorit.

Morsi thotë se dekreti i fundit i diskutueshëm, që i jep atij pushtet të plotë, do të shfuqizohet, pas miratimit të Kushtetutës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit