Kryeministri i Haitit Jack Guy Lafontant dha dorëheqjen, pas disa ditë protestash kundër planeve të qeverisë për rritjen e çmimit të karburantit.
Lafontant u shpreh se ja kishte paraqitur dorëheqjen presidentit të vendit, i cili e kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit.
Në Haiti ka pasur mjaft trazira ditët e fundit, për shkak të njoftimit të planeve nga qeveria për rritje të konsiderueshme të çmimit të karburanteve.
Njoftimi u pasua me protesta të dhunshme, që shkaktuan vdekjen e 4 personave.
Qeveria u detyrua ta anulojë vendimin e saj, por trazirat politike sollën një votë mosbesimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Haitit.
Departamenti amerikan i Shtetit ka i paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos shkojnë në Haiti, për shkak të trazirave të ditëve të fundit.