1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Protesta në Turqi kundër ndalimit të hixhabit islamik

Më të lexuarat

Banorë të Stambollit janë ngritur në protesta kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkollat dhe universitetet e Turqisë.
Me anë të këtyre protestave, shtetasit turq kanë kërkuar që hixhabi islami të lejohet të përdoret në institucionet arsimore. Kjo protestë u organizua me rastin e fillimit të vitit të ri arsimor në Turqi. Të pranishmit në këto protesta duke hedhur slogane në mbështetje të hixhabit islamik, kanë kërkuar edhe punësimin e femrave me hixhab në institucionet shtetërore të Turqisë. Mijëra përkrahës të islamit në Turqi me anë të protestave kanë dënuar ndalimin e futjes së femrave me hixhab nëpër shkollat e gjimnazeve dhe 9 vjeçare në Turqi. Duke qenë se e arsimi është e drejtë e çdo njeriu, përkrahësit e islamit në Turqi kanë protestuar kundër ndalimit të përdorimit të hixhabit nëpër shkolla dhe nga autoritet turke kanë kërkuar lejimin e vajzave me hixhab të shkollohen nëpër gjimnaze dhe shkollat 9-vjecare. Me ftesë të organizatave jo qeveritare si institucioni liria, institucioni i të drejtave të njeriut dhe institucioni i mbështetjes së njerëzve në nevojë, në rajonin Fateh të Stambollit janë organizuar protesta në mbështetje të Hixhabit. Disa nga organizatorët e këtij manifestimi kanë theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në heqjen e ligjit që ndalon vajzat me hixhab nga e drejta e shkollimit ndërkohë që në universitetet e Turqisë vazhdon diskriminimi i studenteve të veshura me hixhabin islamik. Edhe pse deri diku në Turqi është lejuar përdorimi i hixhabit nëpër universitete, përdorimi i veshjes islame nëpër shkolla vazhdon të përballet me pengesa të ndryshme. Zv/kryetari i partisë Zëri i Popullit në Turqi thotë se moszbatimi i premtimeve të partisë në pushtet është shkaku kryesor i uljes së popullaritetit të kësaj partie. Ai më tej thotë se në radhët e partisë së tij është shtuar numri i femrave anëtare të veshura me hixhab dhe ka kritikuar partinë në pushtet për moskrijimin e kushteve për praninë e këtyre femrave nëpër shkolla, universitete dhe në institucionet shtetërore si në parlamentin e Turqisë. Në Turqi, studentet e veshura me hixhab akoma vazhdojnë të përballen me probleme të shumta në fushën e arsimimit të tyre nëpër universitete dhe në fushën e punësimit në institucionet shtetërore prandaj populli turk është i pakënaqur nga moszbatimi i premtimeve elektorale të partisë AKP e cila më parë kishte premtuar të drejta të barabarta për femrat me hixhab në Turqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit