BRUKSEL (AA) – Qindra protestues shënuan sot vizitën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta u zhvillua jashtë zyrave të BE-së në Sheshin Schuman në Bruksel me flamuj palestinezë dhe mbështetje të një bojkoti mbi Izraelin dhe dënimin e “krimeve të luftës” nga ana e Izraelit.
Vizita e Netanyahu erdhi pas njohjes së Kudsit nga SHBA-të si “kryeqytet i Izraelit”.
Më parë, ai u takua me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Netanyahu tha se ai priste që Evropa të njohë së shpejti Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”, ndërsa Mogherini tha se “zgjidhja e vetme reale” për konfliktin Izrael-Palestinë është në një marrëveshje dy shtetesh.
Ajo tha se Kudsi duhet të njihet si kryeqyteti i Izraelit dhe Palestinës sipas kufijve të vitit 1967.