1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Protesta kundër pavarësisë së Kosovës në Varshavë dhe Pragë

Më të lexuarat

Përvjetori i pestë i pavarësisë së Kosovës, në Poloni dhe në Republikën Çeke është manifestuar me disa protesta simbolike, të cilat kundërshtojnë shtetin e Kosovës.

Në protestën e së shtunës në Varshavë, grupe pro-serbe kanë mbajtur pankarta ku shkruante “Polakët janë për Kosovë serbe”.

Një protestë e ngjashme është duke u mbajtur këtë ditë edhe në Pragë në sheshin kryesor të qytetit, ku disa dhjetëra presona kanë mbajtur pankarta me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, transmeton REL.

Këto protesta janë organizuar me anë të një ftese të bërë në rrjete sociale./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit