Mijëra njerëz kanë protestuar në Irak, në valën e demonstrave kundër kryeministrit të vendit.
Protestat kanë zënë vend në Bagadad, Salahedin, Mosul, Kirkuk dhe qytete të tjera.
Protestuesit, shumica nga ta arabë sunitë, thonë se qeveria e Nuri al-Malikit diskriminon dhe zbaton politika të padrejta ndaj sektit të tyre.
Ata kërkojnë të lirohen mbi 50 000 të burgosur të pafajshëm, në mesin e të cilëve afër 1000 gra, të cilët pa fakte mbahen në burgje me vite të tëra nën akuzat për terrorizëm dhe që të gjithë janë vetëm nga komuniteti sunni.
Gjithashtu ekzistojnë me dhjetëra mijëra të tjerë të zhdukur.