Aktivistët amerikanë në Los Angeles protestuan kundër regjimit sionist duke valëvitur flamurin palestinez dhe duke mbajtur parulla ku kërkohej që regjimi sionist t’i japë fund politikave shtypëse dhe krimeve kundër popullit palestinez.
Protestuesit u tubuan para zyrës së një tregtari amerikan që mblidhte fonde për ushtrinë izraelite. Protestuesit amerikanë deklaruan se burimet financiare të SHBA po përdoren nga regjimi i Izraelit për të kryer krime ndaj palestinezëve të pafajshëm dhe për të zgjeruar pushtimin izraelit në Palestinë./irib/kohaislame