3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Protesta anti-NATO në Maqedoni

Më të lexuarat

Reagon BDI: Organizimi eventual, çmenduri
Një protestë anti- NATO pritet të mbahet më 19 maj në Shkup, vetëm një ditë para mbajtjes së Samitit të NATO-s në Çikago. Këtë informacion e kanë publikuar mediat opozitare duke informuar madje se organizatorët e këtij tubimi janë personalitete të afërta me partitë maqedonase në pushtet.

Deri tani ky informacion nuk është konfirmuar, e as nuk është përgënjeshtruar zyrtarisht, por paralajmërohet se protesta do të organizohet në shenjë revolte për mungesën e ftesës për Maqedoninë për anëtarësim në NATO. Mediat opozitare kanë raportuar se organizimi i këtij mitingu është temë kryesore këtyre ditëve në Shkup dhe pritet që të grumbullohen sa më shumë qytetarë në sheshin e Shkupit, për të shprehur pakënaqësinë lidhur me mosanëtarësimin e vendit në NATO. Sipas këtyre mediave, ky tubim mund të dëmtojë interesat shtetërore përballë politikës greke.
Partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim që tani është distancuar nga kjo protestë, duke e quajtur çmenduri organizimin e saj eventual.
Informacionet për një miting anti NATO tani për tani janë ende në nivel të spekulimeve dhe ne nuk kemi ndonjë informacion për një tubim të tillë. Edhe pse e drejta për protestë është e drejtë demokratike, por një motiv i tillë për protestë do të ishte provokim dhe çmenduri, thuhet në reagimin e BDI-së./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit