Kundër regjimit sionist dhe sulmeve çnjerëzore të tij në rripin e Gazës, protesta janë zhvilluar në shumë qytete të ndryshme të botës ndër ta në Francë, Angli dhe Greqi, Mijëra njerëz anembanë Evropës kanë shprehur zemërimin e tyre mbi sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, duke kërkuar dhënien fund të luftës.
Ata mbanin flamuj palestinezë dhe hidhnin slogane parulla anti-izraelite. Evropianët u mblodhën jashtë ambasadave izraelite në një numër të qyteteve, përfshirë kryeqytetin francez, Paris, atë anglez Londër dhe kryeqytetin grek, Athinë, për të shprehur zemërimin mbi sulmet e regjimit sionist në Gaza. Në Francë, protestuesit u mblodhën edhe para parlamentit për të protestuar kundër sulmeve ajrore të vazhdueshme të sionistëve në Gaza. Në Greqi, qindra njerëz duke nderuar kujtimin e studentëve që humbën jetën në lëvizjen kundër ushtarakëve diktatorialë, organizuan një demonstratë anti-izraelite pranë ambasadës amerikane dhe atë të regjimit sionist për të treguar solidaritetin e tyre me palestinezë. Protesta të ngjashme janë organizuar në Kili, Tunizi, Egjipt dhe shumë vende të tjera të botës.