Është menduar si një shaka, por jo të gjithë e kanë parë me atë sy. Madje shumë persona e kanë kritikuar këtë ‘reklamë’, duke thënë se ‘nuk bëhet shaka me ISIS-in’ dhe “nuk kemi pse tallemi me ta”.
Të shtunën mbrëma, aktorja 25 vjeçare, Dakota Johnson, është paraqitur në një skenë, ku karakteri i saj ka të bëj me bashkimin në ISIS.
“Është thjesht ISIS, babë”, thotë ajo, në një skenë e cila është shfaqur në një nga reklamat e fundit të makinës Toyota./