Ofruesi i energjisë, KESCO, ka sugjeruar dyfishimin e tarifave të energjisë elektrike në kërkesën e tij drejtuar Zyrës së Rregullatorit për Energji për një rishikim të pazakontë të tarifave.
ZRRE-ja pritet të marrë një vendim për kërkesën e KESCO-s brenda dy javësh pas lëshimit të saj të premten.
Propozimi vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.
Njoftimi i plotë në Facebook:
NJOFTIM PER MEDIA
Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) me datë 12 gusht 2022 ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar). Ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.
ZRRE është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori.
Aplikacioni i FSHU-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale dhe propozimi për tarifa nga FSHU mund të gjenden në faqen elektronike të ZRRE-së në linkun: