Izraeli i ka propozuar në mënyrë të fshehtë lekë familjeve të viktimave të ngjarjes “Mavi Marmara”, ndërkohë që përgjigjja e tyre ka qenë “jo”.
Qeveria e Izraelit duke arritur të kontaktojë me familjet e viktimave të ngjarjes “Mavi Marmara” u ka propozuar atyre 6 milionë dollarë dhe dhënien e mesazhit “kërkojmë ndjesë”.
Ndërkohë ka dalë në pah se Izraeli ka kërkuar prej viktimave që të heqin dorë nga proceset gjyqësore.
Sipas lajmit të gazetës “Haber Türk”, Ramazan Arëturk (Ramazan Arıtürk) avokati i një prej familjeve e ka refuzuar propozimin me fjalët: “Kjo nuk është e moralshme. Ne nuk mund ta lëmë Turqinë jashtë”.
Avokati Ramazan Arëturk i cili përfaqëson familjet e 9 viktimave që humbën jetën në bastisje dhe ata që u plagosën në anije, bëri një deklaratë ku tha se qeveria e Izraelit e ka bërë këtë propozim para një muaji me anë të ambasadorit. Në propozimin e qeverisë izraelite thuhej: “Ne mund t’i transferojmë 6 milionë dollarë një shoqate çifute në Stamboll dhe këto lekë t’u paguhen si dëmshpërblim viktimave. Ne, si qeveria e Izraelit mund t’i dërgojmë familjeve të viktimave edhe mesazhin “kërkojmë ndjesë”. Por edhe ju tërhiqini paditë kombëtare dhe ndërkombëtare që keni hapur”.
Por Arëturk ambasadorit i është përgjigjur me fjalët: “Ne nuk mund ta pranojmë në asnjë mënyrë një propozim ku anashkalohet Shteti i Republikës Turke, dhe këtë propozim nuk e shikojmë si të moralshëm”.
Avokati turk gjithashtu ka bërë të ditur se propozimi dhe refuzimi i janë përcjellë edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, e cila duke vënë në dukje se vendimi ka qenë shumë i përshtatshëm ka shprehur falënderimet e saj. Arëturk tha se “refuzimi” ka qenë vendimi i përbashkët i klientëve të tij./TRT/kohaislame