Një grup i përdoruesve të telefonave iPhone, që akuzojnë kompaninë Apple për thyerje të rregullave të antitrustit mund të padisin kompaninë. Kështu tha Gjykata Supreme të hënën. Ata thonë që App Store i Apple është një monopol.
Gjykatësja Brett Kavanaugh, me vendim të mazhorancës, tha që kur “shitësit me pakicë angazhohen në sjellje të paligjshme anti-konkurruese që dëmtojnë konsumatorët”, njerëzit që blejnë ato kompani kanë të drejtë të kërkojë llogari nga bizneset.
“Kjo është arsyeja, që kemi ligjin antitrust”, tha gjykatësja Kavanaugh.
Gjykata Supreme nuk e akuzon kompaninë Apple direkt për thyerje të ligjit antitrust, por thotë që klientët kanë të drejtë të padisin kompaninë për sjellje monopolistike, pasi blejnë aplikacione direkt nga Apple.
Ky vendim do ketë implikime më të mëdha për kompanitë e teknologjisë që operojnë si dyqane në internet.
“Përfundimisht kjo bën kompanitë e teknologjisë, që të rishikojnë ligjin antitrust, kur ato të marrin vendime për shitje të aplikacioneve”, thotë Gene Kimmelman.