Sektori shoqëror: Me rastin e fillimit të muajit të ramazanit dhe rritjes të prezencës të vizitorëve të Ka’bes, promovohet faza e parë e projektit për zgjerimin e Mesxhidu Al-Haramit.
Shejkh Abdurrahman Al-Sedis, kryetar i Drejtorisë për Çështje të dy Xhamive të Shenjëta, ka njoftuar: duke marr parasysh rritjen e numrit të vizitorëve në Mek-ke, faza e parë e projektit për zgjerimin e ambientit të Mesxhidu Al-Haram do të promovohet gjatë muajit të ramazanit.
Në bazë të urdhëresës të mbretit Abdulla, projekti për zgjerimin e Xhamisë të Shenjët të Mek-kesë ka filluar qysha para një periudhe ndërsa faza e parë e këtij projekti do lëshohet në përdorim gjatë muajit të ramazanit. Kati përdhesë si pas këtij projekti për zgjerimin e kësaj xhamie do të përgaditet sëbashku me sallonet për faljen e namazit me një kapacitet prej 200 mijë valësve të namazit.
Gjithashtu kati i parë i Mesxhidu Al-Haramit do të promovohet në kuadër të projektit për zgjerimin e kësaj xhamie të shenjët gjatë ceremonisë të haxhit gjatë këtij viti. Realizimi i projektit vazhdon sipas programeve të më parëshme ku bëhet e mundëshme shfrytëzimi i të gjitha ndërtesave dhe salloneve të Mesxhidu Al-Haramit gjatë muajit të ramazanit dhe haxhit ndërsa tash është leshuar edhe urdhëresa nga mbreti Abdullah për realizimin e fazës të tretë të këtij projekti dhe sipas këtij plani, tash e tutje ky vend i shenjët do të ketë kapacitet për pranimin e një milion falësve të namazit./iqn/kohaislame