Problemet e ndershme shoqërore, me theks te veçante ato që kanë të bëjnë më shumë me myslimanet dhe të drejtat e tyre, janë probleme që Shefqet Krasniqi, i ka trajtuar në njërën prej veprave të tij që i ka promovuar në këtë vit.
Këto vepra u promovuan, gjatë një iftari tradicional të shtruar nga vetë Hoxha Shefqet Krasniqi. Janë dy vepra që Krasniqi ka promovuar në këtë iftar.
Fjala është për veprën “Qëndrime në kohë”, përmbledhja e dytë, dhe për veprën “Shtatë mëkatet shkatërruese”, vepër kjo që sjell risinë e këtij viti.
Në veprën e parë, Dr. Krasniqi trajton probleme të ndershme shoqërore. Ai ngre zërin kundër padrejtësive që i bëhen qytetarëve ndërsa nuk fsheh edhe aspektin profesional të tij, pra atë të këshilldhënies dhe duhezimit të njerëzve.
Ndërsa në veprën e dytë, Dr. Krasniqi na prezantohet tamam si një hoxhë, i cili shtjellon një thënie profetike, e cila trajton problem që edhe në kohën tonë janë shumë aktuale, për të mos thënë nga më të rëndësishmet.kohaislame