1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Prokurorja Badivuku denoncon ndërhyrjet në rastin kundër Gani Gecit

Më të lexuarat

Prokurorja Vahide Badivuku ka denoncuar eprorin e saj, Shyqyri Syla, dhe zëvendësin e tij, Ismet Ujkani, për ndërhyrje të shumta në procesin hetimor kundër Gani Gecit.
 
Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ia kishte kërkuar disa herë procesverbalin e marrjes në pyetje të Gani Gecit, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.
 
Badivuku ka thënë se Shyqyri Syla ishte arsyetuar se procesverbali po i duhej kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha. Por kur e kishte takuar Hoxhën, ai e kishte mohuar se e kishte kërkuar këtë deklaratë.
 
Badivuku ka thënë se i kishte kërkuar kryeprokurorit Shyqyri Syla që kërkesën ta bënte me shkrim, por një gjë të tillë, sipas saj, ai nuk e kishte bërë…
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit