2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prokuroria “shpërfillë” raportet e mediave

Më të lexuarat

Ndonëse mediat në vend pothuajse përditë raportojnë për shkelje të ndryshme të ligjit nga zyrtarët e lartë shtetërorë, të rrallë janë artikujt që “ndezin” prokurorët kosovarë që të nisin hetimet.
Efekti i mediave në Prokurorinë e Kosovës është shumë i vogël, gjë që e pranojnë edhe vetë prokurorët kosovarë.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut, Aleksandër Lumezi, thotë për “Zëri” se ka raste kur prokurorët i nisin hetimet nga raportet e mediave, por ai gjithashtu e pranon se shumë artikuj nuk merren parasysh.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se mundi i gazetarëve shkon huq për faktin se ekzekutivi kontrollon edhe Prokurorinë e Shtetit dhe gjykatat. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit