3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prokuroria nuk kryen hetime për ndërhyrjen e Grabovcit

Më të lexuarat

Prokurori Agron Bajrami ka mohuar të jetë penguar në punën e tij javën e kaluar në Kuvend nga deputeti Adem Grabovci. Ai ka thënë se atë ditë fare nuk e ka pa atë pas rrahjes së katër deputetëve.

Bajrami, i cili sipas një raporti fillestar të Policisë së Kosovës të hartuar të premten, një ditë pas incidentit, ishte penguar nga shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, që të kryente punën e tij në kuadër të hetimeve.

Në një komunikatë të lëshuar nga Prokuroria e Shtetit tri ditë pas raportimit të “Kohës Ditore”, thuhet se prokurori i Prokurorisë Komunale në Prishtinë, Agron Bajrami, me të marrë informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilin ishin të përfshirë disa deputetë, ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer shikimin e vendit të ngjarjes.

“Pas daljes në vend të ngjarjes prokurori Bajrami ka vendosur kontaktet me policët hetues, të cilët ndodheshin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Prokurori Bajrami pas kontakteve me policët hetues dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes ka konstatuar se nuk ka asnjë gjurmë të incidentit të ndodhur dhe me qëllim të zbardhjes së rastit ka kërkuar nga policia mbledhjen e provave lidhur me rastin”, thuhet në këtë komunikatë.

Por gjatë një bisede të zhvilluar të hënën, e cila me kërkesë të prokurorit Bajrami nuk është incizuar, ai ka thënë se nuk e di përmbajtjen e raportit informues e as nuk i ka rënë në dorë fare, ani se ka qenë i angazhuar në këtë rast.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit