Prokurori i lartë i Turqisë ka ngritur padi duke kërkuar shpërbërjen e Partisë Demokratike të Popujve (HDP) të opozitës, duke e quajtur atë një parti jodemokratike që bashkëpunon me grupin terrorist PKK dhe që kërkon të shkatërrojë unitetin e shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeprokurori publik i Gjykatës së Lartë të Apelit, Bekir Şahin, ngriti aktakuzën në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo u dërgua në Gjykatën e Lartë, e quajtur po ashtu Gjykata e Kasacionit.
Aktakuza akuzon udhëheqësit dhe anëtarët e HDP-së për veprime në një mënyrë duke shkelur rregullat demokratike dhe universale të ligjit, duke bashkëpunuar me PKK-në terroriste dhe grupet e lidhura me të, si dhe duke synuar shkatërrimin dhe eliminimin e integritetit të shtetit.
Masa pason thirrjet në rritje nga udhëheqësit politikë turq për HDP-në që të mbyllet zyrtarisht. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë drejtues dhe zyrtarë të zgjedhur të HDP-së janë akuzuar për vepra të lidhura me terrorizmin.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.