Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, i cili e ka prezantuar para ekzekutivit Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Fituar me Vepër Penale, tha se pas një debati të vazhdueshëm e kanë nxjerrë më të mirën e mundshme, duke përmbushur kështu edhe kriteret e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Më lejoni t’ju njoftoj me kënaqësi që 16 muaj në krye të Ministrisë së Drejtësisë, ky është ligji i 20-të që procedohet në Qeverinë e Kosovës, e që ka të bëjë kryesisht me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe me këtë. Besoj ministrja Çitaku pajtohet se e kemi bërë një rrumbullakim të plotë të kritereve të BE-së që kërkohen për këtë vit. Dua të them se ky projektligj ka pasur një konsultim të plotë edhe me shoqërinë civile edhe me akterët vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka thënë Kuçi.kohaislame