2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Programi i financimit hallall që ndihmon muslimanët në Kanada të bëhen pronarë shtëpish

Më të lexuarat

Një grup i ri financues nga provinca Albertane në Kanada, po i ndihmon muslimanët të blejnë shtëpi duke iu përmbajtur normave të besimit të tyre.

Norma e interesit është e ndaluar në Islam, dhe kjo i shmang disa kanadezë fetarë nga hipotekat dhe bankat. Kjo do të thotë se shumë besimtarë kanë mbetur të varur në marrjen e qirave ndërsa përpiqen të kursejnë para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi të plotë.

Korporata Financiare Kanadeze Halal me bazë në Edmonton, e themeluar në dhjetorin e kaluar, punon si partner në blerjen e shtëpive, ndërsa ngarkon disa tarifa për të ruajtur përfitimin.

Marrëveshja e blerjes nuk përfshin kamatë, gjë që është e ndaluar në Islam.

“Të kesh aftësinë për të qenë në gjendje të përmbushim besimin tonë dhe gjithashtu të investosh në një shtëpi për familjet është e mrekullueshme,” tha Blanca Lima, e cila merret me aplikimet si pjesë e monitorimit të programit nga Xhamia Al Rashid në Kanada. Ajo shpreson që një ditë të hyjë vetë në program.

“Inshallah në të ardhmen do të doja ta përdorja këtë shërbim për mua dhe familjen time”.

Marrëveshja u arritë në konsultim me studiues dhe avokatë për të siguruar përputhjen me praktikën islame dhe ligjin kanadez, sipas Imam Mahmud Omar nga Xhamia Al Rashid.

“Të gjithë po punonin gjatë dy viteve të fundit gjatë tërë kohës për të sjellë më në fund një produkt që është në përputhje me Islamin dhe në të njëjtën kohë që mbron investitorin dhe klientët tanë muslimanë.”

Çdo transaksion shqyrtohet nga komiteti i quajtur “Al Rashid Fetwa” përpara se të ndodhë financimi.

Omar tha se programe të ngjashme ekzistojnë në pjesë të tjera të Kanadasë, por brenda Albertës ato nuk kanë pasur të njëjtat miratime dhe mbikëqyrje të rreptë nga udhëheqësit muslimanë.

“Unë kam paguar qira për gjithë kohën sa mbaj mend,” tha Omar. “Më në fund, mund të marr frymë dhe të kënaqem dhe mund të them: “E dini çfarë? Tani mund të kem shtëpinë time, të mbaj besimin tim dhe nuk kam pse të përfshihem në riba, (interes)”.

Vite për tu përgatitur

Programi për momentin funksionon vetëm brenda Albertës në Kanada, por tashmë ka përpunuar qindra aplikime.

Al Rashid ka vite që punon për të gjetur arsyen financiare e cila i ka penguar muslimanët të blejnë një shtëpi.

Së bashku me Thomas Lukaszuk dhe John Stainton, xhamia zhvilloi programin në përputhje me ligjin e Sheriatit.

Çmimi mesatar i banesave arriti në 748,450 dollarë rekord në janar – deri në 21% më shumë sesa në vitin e kaluar.

Lukaszuk, një ish-deputet dhe zëvendëskryeministër, së bashku me Stainton i cili është avokat, janë drejtuesit kryesorë në korporatën financuese.

“Më në fund kemi familje që nuk janë qiramarrëse për tërë jetën e tyre. Ata tani mund t’ua lënë shtëpinë fëmijëve të tyre dhe kanë ndjenjën e krenarisë se kanë shtëpinë e tyre,” tha Lukaszuk.

Ndryshe nga një marrëveshje me një bankë ku pamundësitë e vazhdueshme në pagesa, do të çonin drejt dështimit, ai tha se ndërmarrja ka një proces ndërmjetësimi përmes udhëheqësve shpirtërorë për të zgjidhur çështjet.

“Sfida jonë më e madhe tani nuk është përpunimi dhe financimi, por në fakt tani klientët e kanë të vështirë të gjejnë shtëpi në treg sepse ka mungesë”, tha Lukaszuk./cbc/

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit