-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Program kompjuterik kundër autizmit

Më të lexuarat

Autizmi, ose paaftësia e një fëmije për të kuptuar dhe komunikuar me njerëzit e tjerë, është një pengesë gjatë gjithë jetës dhe shpesh e pakapërcyeshme. Në Spanjë, një grup mjekësh psikiatër dhe shkencëtarë programesh kompjuterikë kanë zhvilluar një program që ata thonë se mund të ndryshojë në mënyrë dramatike jetën e fëmijëve me autizëm dhe atyre me probleme të komunikimit, transmeton VoA. Jeta për Joanes Olaizolas po bëhet më e mirë. Më e mirë edhe për nënën që kujdeset për të. Joanes është djali i parë i Maria Jose Olaizolas. Ashtu si shumë baskë, familja Olaizola jeton në anën tjetër të kufirit ndërkombëtar që ndan rajoni Bask midis Francës dhe Spanjës. Çmimet e ulëta të pasurive të patundshme në anën franceze të rajonit, i ka lejuar ata të kenë një shtëpi të bukur në këtë fshat francez.

Në lindje të fëmijës, u duk se gjithçka ishte e përsosur. Joanes ishte djalë i shëndetshëm deri sa mbushi një vjeç. Prej atëherë ai filloi të ndryshojë, duke u mbyllur në vetvete dhe veçuar nga prindërit e tij.

Një psikiatër që u morr me trajtimin e Joanes në fazë të hershme dhe terapitë ekzistuese e kanë ndihmuar atë të përmirësojë aftësinë për të komunikuar me njerëzit rreth tij. Para një viti, psikiatri i kërkoi familjes Olaizola për të provuar një program të veçantë, që ai kishte projektuar me një kompani softwarësh. Kjo shënoi një pikë kthese për familjen dhe veçanërisht për fëmijën.

Maria Jose Olaizolas thotë se djali i saj ka pasur një ndryshim shumë të madh – nga një fëmijë që mezi komunikonte, sot ai është në gjendje të formojë fjali dhe të kuptojë. Programi kompjuterik quhet ‘E-mintza” dhe është një mënyrë e re teknologjike e komunikimit.

Nëpërmjet “e-mintza” njerëzit me autizëm, ose me probleme komunikimit përmes çrregullime të tjera, janë në gjendje për të bashkëvepruar me njerëzit e tjerë. Pikto-gramet në kompjuter janë një mënyrë e përbashkët për të ndihmuar personat me autizëm për të komunikuar. Programi ka një bazë të dhënash prej 400 imazhesh, dhe i lejon përdoruesit të ngarkojë deri në 4 mijë foto të tjera.

Markos Olaizola është babai Joanes. Ai beson se “e-mintza” ka kapërcyer hezitimin e djalit të tij për të komunikuar. Tani Joanes dëshiron të komunikojë me njerëzit gjithnjë e më shumë. Ky ndryshim ka pasur një ndikim të madh në familje, sidomos mes fëmijëve të tyre , vajzën 7 vjeçare Julene dhe Markelin 5, që kujdesen për vëllanë e tyre më të rritur.

Çdo ditë pas shkolle të tre shkojnë shkojnë për të luajtur me patinazh. Julene me krenari thotë se Joanes komunikon përmes piktogrameve dhe ajo i shoqëron imazhet me zërin e saj. Në këtë mënyrë Joanes mëson.

Poliklinika Gipuzcoa është qendra më e madhe mjekësore në San Sebastian. Doktor Joaquin Fuentes drejton departamentin e psikiatrisë dhe është truri prapa programit “e-mintza”.

Nuk ka shifra zyrtare për numrin e pacientëve autizmi në Spanjë, por Dr Fuentes ka kryer një studim me 2000 fëmijë. Shifrat e tij tregojnë se në këtë rajon 1 në çdo 290 fëmijë midis 4 – 6 vjeç është me autizëm. Por doktor Fuentes beson se mesatarja e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë për shkak se studimet në vende të tjera tregojnë se autizmi prek 1 në çdo 55 të sapolindur.

Doktor Fuentes thotë se idea për krijimin e programit ‘e-mintza’ lindi kur ai pa astrofizikanin Stephen Hawking të marrë një çmim më shumë se dy dekada më parë – në pamundësi për të lëvizur, apo folur, shkencëtari përdori një kompjuter për të komunikuar teoritë e tij.

Doktor Fuentes ishte i bindur se një pajisje e ngjashme mund të ndihmonte njerëzit që vuajnë nga autizmi, Parkinsoni ose Alzheimeri.

“E-mintza” është një program i zhvilluar nga firma kompjuterike Nesplora dhe jepet falas duke u financuar nga Fondacioni Orange i Francës.

Programi software u shkarkua në sistemin komjuterik pas një studim të doktor Fuentes me 20 fëmijë me autizëm. Deri tani programi është shkarkuar 30 mijë herë dhe është konsideruar si një sukses në Spanjë. “E-mintza” është zhvilluar për Windows, Mac, Android dhe së shpejti IOS për iPad./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit