-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Profili ndryshe i humanistit Halil Kastrati (Video)

Më të lexuarat

Destinacioni i parë i Halil Kastratit, posa del nga shtëpia është shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, të cilin e themeloi vet dhe ku e kalon pothuajse gjithë kohën.

Halil Kastrati, i cili njihet si humanisti më i madh në trojet shqiptare, tregon për fëmijërinë e tij, momentet jo të mira të jetës së tij si dhe arsyen që e shtyu të merret me humanizëm, por edhe sukseset e deritanishme.

Fëmijëria e tij nuk ishte aspak e lehtë, ishte rritur me rroba të harrnuara, mirëpo përkundër kësaj thotë se kishte kaluar një fëmijëri të lumtur.

“Vij nga një familja e varfër, ndoshta kemi qenë edhe në nivelin e këtyre familjeve që sot po i vizitojmë, por lumturi ka pasur”, tregon Kastrati.

Jeta e tij mori një rrjedhë tjetër me formimin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ai tregon ku u inspirua që të hapte një vend ku mund të ushqente të varfrit. E ndjenja më e mirë për të thotë se është buzëqeshja dhe lotët e gëzimit të atyre që bëhen me shtëpi të re.

“Kam qenë emigrantë edhe vet, dhe jam ushqyer edhe vet në kuzhina humanitare. Aty më ka lindur ideja për të bërë diçka të ngjashme edhe në Kosovë”, thotë Halil Kastrati.

Por, jo vetëm Kastrati i befason për të mirë të tjerët. Ka edhe të atillë që gjejnë forma të ndryshme për t’i shprehur mirënjohje atij.

“Në Tetovë na është ndalur makina dhe një bamirës na ka marrë dhe na ka dërguar në një dyqan të këpucëve. Na ka thënë se po u blej sepse ju ecni shumë, dhe po dua që kur ju të ecni të kem edhe unë shpërblime”, tregon Kastrati.

Viti që po lëmë pas ishte një vit shumë i suksesshëm për Kastratin, ndërkaq i kanë mbetur edhe më shumë se 20 shtëpi për të përmbyllur vitin 2018. Fjala me të cilën ai gjithmonë i përmbyllë veprat humanitare është “Bamirës, Zoti mos ju humbtë”.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2298720020373520/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit