-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Profeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkëshort

Më të lexuarat

Profeti Muhammed (s.a.w.s) si bashkëshort
Nga: Malika Laabdallaoi dhe Ibrahim Rüschof

Me qenë “njeri ideal” dhe njëkohësisht gabimtar nuk është kundërthënie pasi që gabueshmëria është pjesë e të qenurit njeri.
Një “njeri ideal” pushon në mesin e tij dhe nuk e shikon botën me syzet e komplekseve të tij, për këtë është i balancuar dhe vepron në atë mënyrë. Po ashtu, ai njeh dobësitë dhe gabimet e tij dhe e din se si të veprojë me to.

Tregimi ynë ka të bëjë me Muhamedin (s.a.w.s) si Bashkëshort.
Bashkëshortësia dhe familja janë vendi, ku njeriu është ashtu si është, ku njeriu nuk mundet gjithnjë të kamuflohet, nga të qenurit vetja e tij reale. Ato duhet të jenë një Vend ku njeriu mund të rehatohet ku mund të pranohet ashtu si është, edhe me anët e tija të vështira.

Përmes afërsisë ndaj njëri-tjetrit dhe pra përmes faktit që njeriu është ashtu si është, paraqiten edhe konflikte.

Si ka qenë atëherë Profeti (s.a.w.s) si Bashkëshort?
Këtu kemi të bëjmë me një pyetje interesante, pasi që ai nuk e kishte vetëm një, por 12 bashkëshorte.
Cilat sfida i kishte me shumicën prej tyre, si duken zgjidhjet e tij ndaj këtyre sfidave?
Secila grua kishte një Personalitet të ndryshëm, me shpresat dhe pritjet e saja.
Të gjitha vinin nga rrethana të ndryshme sociale, historike dhe gjeografike.

Në çfarë mënyre u bë Profeti Muhammed (s.a.w.s) Bashkëshort
Në biografinë e tij (s.a.w.s) kuptojmë mënyra të ndryshme deri te martesa e tij:
* Profeti është propozuar nga persona të tretë (Aisha bint Ebu Beker, Sauda bint Zam’ah).
* Ai i ka propozuar personalisht grave (Safia bint Huyay, Maria, Juwayryah bint Harith).
* Ai ka dërguar dikë (Umm Salama, Umm Habiba).
* Gratë kanë dërguar dikë (Maimouna bint el-Harith).
* Ai është martuar përmes Kur’anit (Zaynab bint Jahsh).
* Gratë i kanë propozuar personalisht (Hadixha bint Chuwayled).

Gratë e tij ishin personalitete që rridhnin nga situata të ndryshme jetësore:
* Gra më të moshuara (Sauda) dhe gra më të reja (Ajshja).
* Me fëmijë (Hadixha, Umm Salama, Umm Habiba) pa fëmijë (Hafsa, Ajshja).
* Të pasura (Hadija, Ajshja), gra të varfëra (Sauda).
* Robëresha (Maria) dhe gra të lira.

Kjo shumësi, na tregon neve që nuk kemi vetëm një formë të bashkëshortësisë dhe se nuk vlen martesa vetëm për një Tip të veçantë të grave (p.sh.: e re, moshë me mundësi për lindur, virgjëreshë etj., çka shumë djem e marrin si Parakusht për zgjedhje të çiftit bashkëshortor) .

Pse ka martuar Profeti (s.a.w.s) aq shumë Gra?
Profeti (s.a.w.s) është martuar në dy mënyra, pra si burrë dhe si Pejgamber.
Si burrë është martuar si çdo burrë tjetër dhe ka martuar gruan e vetme përkatësisht Hatixhen (r.a.)
Të gjitha gratë tjera i martoi si i Dërguar (pas vdekjes së Hatixhes).

Predikuesi i njohur egjiptian Amr Khalidi potencon pesë arsye për martesë me shumë gra:
(1) Një herë Profeti (s.a.w.s) është martuar që shoqërisë ti qëndroi kjo Fe deri në ditët e sotme. Sepse në kohën kritike pas vdekjes së Profetit (s.a.w.s) duhej që kjo Fe të përcillej dhe të vazhdohej më tutje. Për këtë martesa me Ajshen (r.a.) e re dhe Hafsen (r.a.) të cilat nuk patën fëmijë dhe iu përkushtuan plotësisht përcjelljes së Islamit.
(2) Një arsye tjetër ishte që ta forconte Unitetin e shtetit Islam edhe pas vdekjes së tij. Sepse shumë herë është përçarë shoqëria pas vdekjes së Profetit të tyre. Shoqëria Islame ishte po ashtu në fazë të formimit të saj, kështu që ishte e nevojshme që Kalifët e drejt të kishin raporte të forta me Pejgamberin (s.a.w.s). Për këtë arsye ai martoi dy vajzat e kalifëve të më vonshëm të Ebu Beker (r.a.) dhe Omerit (r.a.) ndërsa, dy kalifët tjerë Uthmanin (r.a.) dhe Aliun (r.a.) i martoi me bijat e tij. Një plan i shkëlqyer për të ardhmen, sepse Profeti (s.a.w.s) i forcoi kështu themelet e shtetit kështu që ai do të qëndronte gjatë.
(3) I Dërguari (s.a.w.s) martoi të vejat, të cilat askush tjetër nuk do ti kishte martuar. Ai martoi gra të dëshmorëve të cilat kishin fëmijë dhe ishin të moshuara, kështu që ato askush nuk do ti merrte.
(4) Një arsye tjetër ishte shpallja Kur’anore si te martesa e tij (s.a.w.s) me Zainab bint Jahsh (r.a.).
(5) Një arsye tjetër ishte që e tërë familja të cilës i përkiste nusja e pranonin Islamin.

Neve studiojmë jetën e Muhammedit (s.a.w.s) pasi që ai është shembull për ne dhe për të marrë mësim nga jeta e tij. Siç, e kemi potencuar tani më që Familja është një vend shumë privat, në të cilën nuk përjetohen vetëm ngrohtësi dhe mbrojtje mirëpo, paraqiten edhe shumë konflikte (ndërmjet gjeneratave, bashkëshortëve, ndërmjet fëmijëve) ku ndeshen shumë pritje, shpresa të ndryshme dhe ku përjetohen edhe shumë zhgënjime.

Në ordinancën tonë Psikoterapeutike përballemi me shumë konflikte të tilla. Çfarë i këshillojmë neve klientët dhe a mundemi që edhe këtu të shërbehemi me shembullin e Profetit tonë (s.a.w.s)!

Çfarë i këshillojmë ne klientët që janë në konflikte bashkëshortore?
* Ata duhet të ia dinë njëri-tjetrit vlerën në atë që bëjnë (punë, amvisni, edukim të fëmijëve).
* Ata duhet të kenë vlerësim të ndërsjellë në veçantitë e tyre dhe përpjekjet e tyre edhe nëse nuk kurorëzohen me sukses.
* Ata duhet që ta dëgjojnë njëri-tjetrin dhe t’ia japin mundësinë tjetrit që të shprehet pa u ndërpre nga kjo.
* Ata duhen të kenë besim të ndërsjellët, dhe gjithnjë në fillim duhet që t’ia atribuojnë qëllimin e mirë tjetrit, e të mos gjykohen që në fillim, se ai nuk është fare i interesuar në një jetë të rehatshme së bashku.
* Ju duhet që të zbuloni afërsinë dhe dashurinë te njëri-tjetri. Nëse nuk keni pengesa që e pamundësojnë këtë, atëherë lindja e afërsisë dhe dashurisë varet shume nga gatishmëria juaj për të nxitur ato dhe për të zbuluar cilësitë e pëlqyeshme të partnerit tuaj.
*Ju nuk duhet të nënvlerësoni përdorimin e humorit, meqenëse, humori qetëson shumë situata, pa injoruar problemin.
*Ju duhet që të kaloni shumë kohë së bashku. Vetëm kështu ju mund ta njihni njëri-tjetrin, të përjetoni gjëra së bashku dhe të formoni “tregimin tuaj të përbashkët”.
Ju duhet që të hiqni dorë nga përdorimi i dhunës!

Nuk duhet me qenë Terapeut për të kuptuar rëndësinë e këtyre pikave për arritjen e suksesshme të jetës bashkëshortore.

Tani të shohim se çfarë na thotë Islami për këto forma të sjelljes.
Parimet pasuese për sjelljen ndërmjet bashkëshortëve iu janë shumëve të njohura.
Në Kur’an lexojmë p.sh.:
(1) 30:21 “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë.”
(2) 2:187”…ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.”
Në sunnet gjejmë transmetimet vijuese:
“Besimtarët me besim më të plotë janë ata që janë më të fortë në karakter dhe mirësjellje, ndërsa më të mirët nga ju janë ata që sillen më së miri me gratë e tyre”.
“Silluni mire me gratë; ato janë si të burgosura në duart e juaja”.
Ajshja (r.a.) tregonte për Profetin (s.a.w.s). Ai ishte zakonisht në shërbim të familjes, ndërsa kur dëgjonte ezanin dilte jashtë për në Xhami”

E pyesnin Ajshen (r.a.)se çfarë bënte së pari Profeti (s.a.w.s) kur vinte në shtëpi. Ajo përgjigjej: “Ai i pastronte dhëmbët”

“Mbane pastërtinë sepse Islami është i pastër”

Profeti (s.a.w.s) asnjëherë nuk ka rrahur ndonjë grua.
Këto transmetime janë të njohura dhe tregojnë më tepër parime të përgjithshme të të sjellurit të cilat duhet të jenë për ne udhërrëfime të veprimeve tona.

Si dukej përditshmëria e Pejgamberit (s.a.w.s) në shtëpi?
Për disa gra të tij neve dimë shumë, ato ishin personalitete mbresëlënëse nga të cilat është transmetuar shumë. Në këtë mënyrë ne kuptojmë edhe raportet e Profetit (s.a.w.s) me to. Për disa gra të tjera ne dimë shumë pak.
Ne kemi potencuar në fillim forma shumë të rëndësishme, të cilat ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive në martesë dhe të cilat ndihmojnë në arritjen e Bashkëshortësisë .

Ajetet Kur’anore dhe hadithet e cekura kërkojnë në mënyrë të qartë nga ne sjellje të tilla. Të shikojmë se si ka vepruar Profeti (s.a.w.s) në situata konkrete.

Vlerësimi/Me ia ditur vlerën
(1) Kur atë (s.a.w.s) e propozuan për t’u martuar dy vite pas vdekjes së gruas së tij, të dashur Hatixhes (r.a.), ai përgjigjej: “Kush mbas Hatixhes?” Këtu bëhet e qartë që asnjë grua tjetër nuk mund ta zëvendësonte vendin e saj në zemrën e tij.
(2) Transmetohet nga Omeri r.a. se Pejgamberi (s.a.w.s) ka thënë: “E para nga ju që do të vij pas meje (pas vdekjes time) do të jetë ajo me duart më të gjata!”. Kurse ato (gratë e Pejgamberit (a.s.) shikonin se cila prej tyre i kishin duart më të gjata. Ato dëshironin të dinin se cila do të vdiste pas Pejgamberit (s.a.w.s). Pasi vdiq Zejnebja (r.a.) e para, pas Pejgamberit (s.a.w.s), e kuptuan ato se çfarë donte të thoshte me duart e gjata. Ai e kishte për qëllim, për dorën që jep ajo që është dorëlirë që jep ne rrugë të Allahut {s.w.t.}.
(3) Për Ajshen (r.a.): “Merreni gjysmën e fesë suaj nga kjo Humaira (Ajshja)!”

Dëgjimi
(1) Profeti (s.a.w.s) kalonte shumë kohë me Ajshen (r.a.) për ta dëgjuar se çfarë kishte për të treguar. Në njërën nga tregimet e saja të gjata, tregonte ngjarjen e njohur të njëmbëdhjetë grave, të cilat bën premtim të ndërsjellë, që t’i tregojnë njëra-tjetrës për burrat e tyre dhe mos të kenë fshehtësi për bashkëshortët e tyre. Kur ajo tregoi për gruan e njëmbëdhjetë, ajo tha: “Gruaja e njëmbëdhjetë quhej Umm Zar, bashkëshorti i saj Abu Zar e ka përkëdhelur shumë dhe e ka dashuruar. Ata ishin shumë të lumtur, por pas një kohe ndryshuan raportet mes tyre, dhe ai e braktisi atë!”. Ajshja (r.a.) ishte shumë e pikëlluar kur e tregonte këtë. Profeti (s.a.w.s) e vëri re se si ajo ishte prekur nga ky tregim dhe i tha asaj: “Unë jam ndaj teje, ashtu si Abu Zar ndaj Umm Zar, ndërsa unë nuk do të braktisi ty asnjëherë!”

Besimi
(1) Kur Profetit (s.a.w.s) iu kërkua që të bënte kumtimin e shpalljes, erdhi ai te Hadixhja (r.a.) dhe tha: “Tani kaloj koha e qetësisë dhe gjumit: Më është urdhëruar nga Xhibrili (a.s) që t’i ftojë njerëzit që të besojnë Allahun dhe vetëm Atë ta adhurojnë. -Kënd ta thërras? Kush do ta pranojë?” Hadixhja (r.a.) ju përgjigj me vendosmëri. “Unë pranoj Muhammed (s.a.w.s). Më fto mua, para se ta ftosh dikon tjetër. Unë do të pasoj, ta mbështesë shpalljen tënde, dhe të besojë në Zotin tënd”.
(2) Profeti (s.a.w.s) ka kërkuar këshilla për çështje politike edhe nga Umm Seleme (r.a.).

Afërsia/Zbulimi i dashurisë
Në Kur’an lexojmë ne (4:19): “Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të jap shumë të mira në një send që ju e urreni”.
Në një hadith thotë: “Një besimtar nuk duhet ta urrejë bashkëshorten e tij besimtare, nëse nuk i pëlqen diçka te ajo, atëherë mund t’i pëlqej diçka tjetër”.
Pejgamberi (s.a.w.s) nuk është turpëruar që të tregojë afërsinë ndaj bashkëshorteve të tij edhe në mënyre publike për ta bërë të qartë këtë. Ja disa shembuj:
(1) Disa vite pas vdekjes së Hadixhes (r.a.) erdhi një grua dhe trokiti, kur ishin Profeti (s.a.w.s) dhe Ajshja (r.a.) ulur së bashku. Profeti (s.a.w.s) u ngrit shpejt: “Po më duket sikur po e dëgjoj Hatixhen (r.a.) duke trokitur në derë! Është i njëjti zë sikur i Hatixhes (r.a.)”. Ai shkoi jashtë për të shikuar dhe ja Hala, motra e Hatixhes (r.a.). Profeti i tha asaj: “Mirë se ke ardhur motër e Hahixhes (r.a.)”.
(2) Në një rast ku shpërndahej preja e luftës, tha Pejgamberi (s.a.w.s) shpërndajeni ndër të afërmit e Hatixhes (r.a.)! “Aty reagoi Ajshja (r.a.): “Gjithnjë Hatixha! Sikur vetëm Hatixha po të sillet nëpër kokë!” Profeti (s.a.w.s) tha pastaj: “Oh Ajshe (r.a.) mos fol në mënyrë të tillë për Hatixhen (r.a.)!Dashuria e saj është sjellë në zemrën time. Unë i dua ata që e donë Hatixhen, dhe kënd e do Hatixha, e dua unë!”
(3) Abu Al-As Ibn Rabi, bashkëshorti i Zejebes, bijës së Pejgamberit (s.a.w.s) dhe Htixhes (r.a.), nuk ishte akoma musliman kur zbriti shpallja Kur’anore që ndalonte martesën e një muslimaneje me një jo musliman, prandaj u nda Zejnebja (r.a.) nga ai. Ai luftoi kundër Pejgamberit (s.a.w.s) në betejën e Bedrit dhe u zu peng. Gruaja e tij, Zejnebja (r.a.) ishte akoma në Meke. Disa të burgosur paguanin para për t’u liruar mirëpo ai nuk posedonte asgjë për t’u liruar. Zejnebja (r.a.) dërgoj diçka nga Meka për lirimin e bashkëshortit. Profetit (s.a.w.s) i arritën këto gjëra dhe i shikoi. Aty ishte qaforja e Hatixhes (r.a.). Pejgamberi (s.a.w.s) qau shumë dhe tha: “Kjo është qaforja e Hatixhës!” Ai shikoi nga shokët e tij dhe tha: “Nëse ju lejoni, e lirojmë të burgosurin e Zejnebes, dhe ia kthejmë qaforen e saj!” Sahabët u përgjigjen: “po do të veprojmë kështu”. Në një transmetim tjetër tregohet që edhe sahabët qanë shumë. Pastaj, Profeti (s.a.w.s) ia dha burrit të Zejnebes (r.a.) dhe i tha: “Merre këtë qafore, dhe i thua Zejnebes, që babai i saj e urdhëron që ta mbaj këtë qafore!”.

Humori
(1) Ne e dimë, që Profeti (s.a.w.s) ka përdorur shumë humorin me gratë e tij. Ai ia propozonte këtë edhe çifteve të reja bashkëshortore, sepse kjo e relakson atmosferën.
(2) Një rast u mahiten gratë e Pejgamberit (s.a.w.s) me Sofien (r.a.), për arsye që ajo ishte jehude. Ajo qau për këtë dhe vajti te Profeti (s.a.w.s). Ai e pa atë duke qajtur dhe tha: “Nëse edhe njëherë të thonë ato ashtu, atëherë ti thuaj: “Cila nga ju është më e mire se unë, bashkëshorti im është Muhammedi (s.a.w.s), babai im Haruni, dhe axha im Musau (a.s).
(3) Një herë dëshironte Ajshja (r.a.) ta dinte se sa ishte dashuria e Pejgamberit (s.a.w.s) ndaj saj. Ajo pyeste:”Si është dashuria jote ndaj meje? Profeti (s.a.w.s) përgjigjej: “Sikur nyejt për litari. Nga atë herë, Ajshja (r.a.) e pyeste kohë pas kohe Profetin (s.a.w.s): “Si qëndron puna e nyjës? Gjithnjë përgjigjej se ajo ishte në të njëjtën gjendje.
(4) Sauda (r.a.) ishte e njohur për stilin e saj humoresk me anë të së cilës e bënte shpesh Pejgamberin (s.a.w.s) të qeshte. Një here ajo e fali së bashku me Pejgamberin (s.a.w.s) namazin e natës. Pastaj ajo ia parashtroj Profetit (s.a.w.s) një pyetje me të cilën në mënyre humoreske nënvizoi për gjatësinë e namazit: “O i Dërguar i Allahut kemi qëndruar në sexhde aq gjatë sa që jam frikësuar, se do të më rridhte gjaku nga hundët. Për këtë arsye e kam mbajt hundën me dorë. A është namazi im i vlefshëm?” Profeti (s.a.w.s) e kuptoi këtë shaka dhe qeshi. Pastaj tha ajo: “O i Dërguar i Allahut kur të falemi herën tjetër, atëherë shkurtoje rukunë dhe sexhden në mënyrë që të mos kem nevojë me mbajt hundën me dorë!”.
(5) Në shtëpinë e Pejgamberit (s.a.w.s) nuk mund të shmangej xhelozia dhe ai (s.a.w.s) përpiqej që mos t’i kushtonte shumë vëmendje. Një here ai erdhi në një dhomë ku ishin të ulura gratë e tij dhe anëtarë tjerë të familjes, dhe ai mbante një Pafte në dorë, të cilën sapo ia kishte dhuruar dikush. Ai (s.a.w.s) ia mbante atë para syve dhe iu tha: “Do të ia dhuroj asaj që e dua më së shumti! “Disa nga gratë e tij filluan të pëshpëritnin ngadalë se: “Ai do t’ia dhuroj bijës së Ebu Bekrit (r.a.)”, pasi i la mjaft që të prisnin në dyshimet e tyre, e thirri mbesën e tij Umamah dhe ia vëri në fyt”.

Kalimi kohës së bashku
(1) Siç, e dimë ne, Profeti (s.a.w.s) ka shëtitur shumë me Ajshen (r.a.), ka garuar me të, e ka mbajtur në krahëror.
(2) Transmetohet prej Umm Selemes (r.a.) dhe Hafsës (r.a.), se ato së bashku me Profetin (s.a.w.s) kanë diskutuar për shumë çështje fetare dhe politike. Në shikim të pare duket se ka pasur vetëm harmoni, mirëpo juve mund ta paramendoni që në një shtëpi aq të madhe, në të cilën jetojnë shumë gra dhe fëmijë, konfliktet nuk mund të përjashtohet. Kështu Majmouna (r.a.) tregonte p.sh: “Unë dhe Profeti (s.a.w.s) u shtynim për një enë, në të cilën u pastronim. Unë e dëshiroja enën ai e dëshironte po ashtu!”.

Kështu pra kishte probleme normale të përditshme, mirëpo edhe probleme më të mëdha.

Si i ka përballuar Profeti (s.a.w.s) konfliktet?

(1) Vështirësitë personale
Kur e pranoi Profeti (s.a.w.s) shpalljen e parë u trishtua aq shumë sa që frikësohej t’i humbte mendtë. Në këtë situatë të rënd duhej t’i drejtohej për këshillë dikujt. Kënd e zgjodhi ai? Ai nuk shkoi te shoku i tij i ngushtë Ebu Bekri (r.a.) apo te ndonjë njeri i urtë i vendit të tij, por shkoi në shtëpi te bashkëshortja e tij, e cila e mbuloi me mantel bashkëshortin e saj që dridhej nga shqetësimi. Në këtë situate kur për Profetin Muhammed (s.a.w.s) ishte në pyetje çdo gjë, ishte gruaja e tij të cilës iu drejtua për këshillë.

(2) Përballja me thashetheme
Një ndodhi e njohur ne jetën e Pejgamberit (s.a.w.s) ishte i ashtuquajturi skandali rrejshëm (Hadith Al Ifk) për Ajshen (r.a.). Siç është e njohur kishte mbetur 15 vjeçarja në shkretëtirë vetëm dhe ishte sjelle prapë nga një kalimtar. Në kohërat pasuese thashethemet që kishin rezultuar nga kjo, Profeti (s.a.w.s) me tërë dyshimet e tij prapë ia mbante anën Familjes së tij dhe i mbronte të prekurit (Ajshen / Safwan) edhe publikisht, meqë nuk kishte dëshmi që e vërtetonin këtë akuzë. Po ashtu ai nuk e akuzonte Ajshen (r.a.).

Konflikte mes çiftit/Xhelozia

Tërheqja
Pas përfundimit të betejës së Hajberit së bashku me ngritjen e mirëqenies u shtuan edhe kërkesat e grave ndaj Profetit (s.a.w.s). Në të njëjtën kohë mbizotëronte ndër to xhelozia ndaj Marisë, të cilën Profeti (s.a.w.s) e vizitonte shpesh. Në këtë situatë u tërhoq Profeti (s.a.w.s) nga të gjitha gratë e tij, dhe kështu ai fitojë hapësirë nga ky konflikt. Ai u shpjegoi sjelljet dhe gjatësinë e konsekuencës dhe nuk i la gratë e tij në paqartësi. Pasi u anashkalua muaji i lajmëruar, u pajtua me ato dhe i vëri, pas një shpallje për këtë rast, para zgjedhjes, të ndahen nga ai dhe të kenë kujdes të mjaftueshëm apo si bashkëshorte të tij të arrijnë në Xhennet.

Të kursyerit nga nënçmimi
Një ditë përgatiti Hafsa (r.a.) ushqim me mish dhe bukë në një enë të madhe. Profeti (s.a.w.s) u gëzua dhe i ftoi shokët e tij në drekë. Ajshja (r.a.) xhelozoi Hafsën dhe ia rrëzoi pjatën. Ena u thye dhe ushqimi u derdh. Profeti (s.a.w.s) u ulë dhe e mblodhi ushqimin në enë dhe tha: “Nëna juaj xhelozoi”. Ai shkoi pastaj te Ajshja (r.a.) dhe i tha asaj: “Ajshe, ti e ke dëmtuar pjatën e Hafsës, sjellja një të ri. Pastaj Ajshja tha: “Kërko falje për mua, o i Dërguar i Allahut (s.a.w.s)”.

Këshillimi/urtë simi përmes një personi (të përshtatshëm, të përbashkët) të tretë
Njëherë Profeti (s.a.w.s) kishte një mosmarrëveshje me Ajshen (r.a.). Ai e pyeti atë: “Kush të gjykon mes ne të dyve? Abu U’baidah Ibn El Xharrah?”. Ajo u përgjigj: “Jo, Abu U’beidah është njeri me zemër të mirë”. Ai vazhdoj të pyeste: “Ebu Bekr As Siddik?”. Ajo u pajtua me këtë propozim. Pejgamberi (s.a.w.s) e solli Ebu Bekrin (r.a.) dhe i tha Ajshës (r.a.): “Fol”. Ajo tha: “Trego ti vetëm të vërtetën”. Ebu Bekri (r.a.) u nervozua dhe i tha asaj: “Bija e Umm Rumman! A mos vallë thotë ai diç përveç të të vërtetës?” dhe deshti ta rrahte atë. Ajshja (r.a.) u strehuar pas Pejgamberit (s.a.w.s). Pejgamberi (s.a.w.s) iu afrua Ebu Bekrit (r.a.) dhe i tha: “O Ebu Bekër nuk të kemi sjellur për këtë”. Ebu Bekri (r.a.) shkoi. Profeti (s.a.w.s) i tha Ajshes (r.a.): “A e pe se si ju ndava juve?” Ajshja (r.a.) qeshi për këtë. Ebu Bekri (r.a.)e dëgjoj të qeshurën e saj dhe u kthye prapë. Ai tha: “Më lejoni të marrë pjesë në pajtimin tuaj, ashtu siç mora pjesë në luftën e juaj”.

Abstenim nga dëshirat personale
(1) Ajshja (r.a.) i thotë me një rast Hafsës (r.a.): “A po e vëren Pejgamberin (s.a.w.s) se si po shkon gjithnjë te Zejnebja, atij i pëlqen, me ngrënë mjaltë te ajo, sepse Zejnebja (r.a.) posedon mjaltë të ëmbël”. Ato dëshironin t’ia arrinin që Pejgamberi (s.a.w.s) mos ta vizitonte atë aq shpesh. Kështu i tha Ajshja (r.a.) Hafsës (r.a.): “Kur të vjen Pejgamberi (s.a.w.s) te ti, atëherë thuaj që po e nuhat te ai aromën e Mugafir[1]. Nëse të thotë që nuk ka ngrënë Mugafir, thuaj ti, që ka ngrënë mjaltë, të cilën e ka sjellë një Bletë nga kopshti, ku rritet Mugafir. Kur të vjen te unë, do t’ia them të njëjtën gjë. Kur shkoi Pejgamberi (s.a.w.s) te Hafsa (r.a.) i tha ajo: “Po nuhas tek ty Mugafir”. Ai tha: “Unë nuk kam ngrënë Mugafir”. Pastaj tha ajo: “Atëherë mundet me qenë qe ti ke ngrënë mjaltë, aty ku rritet Mugafir”. Pastaj shkoi Pejgamberi (s.a.w.s) te Ajshja (r.a.) e cila, ia tha të njëjtën gjë sikurse Hafsa (r.a.). Më pas buzëqeshi Pejgamberi (s.a.w.s) dhe e kuptoi se ç’donin të thonin ato me këtë. Dhe tha: “Mirë, nuk do të ha më mjaltë te Zejnebja (r.a.).
(2) Kur Profeti (s.a.w.s) e takoi Marinë, e cila atëbotë jetonte në pjesën e epërme të qytetit të Medinës, në dhomat e Zejnebes (r.a.), e cila mungonte, ajo e qortoi Pejgamberin (s.a.w.s) dhe ai i premtoi asaj, që nuk do të kishte më kontakt me Marinë. Vetëm pas shpalljes së ajeteve të sures At-Tahrin, u lirua Profeti (s.a.w.s) nga kjo ndalesë që ia kishte vënë Profeti (s.a.w.s) vetes.

Me këta shembuj shohim ne që Profeti (s.a.w.s) përveç obligimeve publike përballej edhe me probleme të përditshme. Sjellja e tij ndaj këtyre problemeve, zgjedhjet e tij të konflikteve janë akoma aktuale dhe na ofrojnë edhe tani neve ndihmë dhe këshilla për zgjedhjen e problemeve tona. Edhe ne si Terapeut mund të fitojmë këshilla dhe ide të dobishme dhe e kemi vërtetuar që, edhe familja moderne dhe Terapia e çiftit mund të mësojnë mjaftë nga jeta e Profetit tonë (s.a.w.s).

Autorët:
Malika Laabdallaoi është Psikologe dhe Terapeute sistemike e çiftit.
Ibrahim Ruschof është Psikiatër.
Ata janë së bashku autorë të librit “Këshilla për muslimanët me kriza psikike dhe psikosociale” (Bonn 2005).

Përktheu: Lule Uka

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit