BOLU (AA) – Një profesor turk ka zbuluar shtatë lloje të reja të ostrakodëve, organizma të vegjël që jetojnë nën ujë.
Okan Külköylüoğlu ka kryer kërkime në ujërat burimore të qytetit të San Marcos në Teksas të SHBA-ve për një vit.
Ai u asistua nga ndihmës profesorët Benjamin F. Schwartz dhe Benjamin T. Hutchins nga Universiteti Shtetëror i Teksasit.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Külköylüoğlu tha se kishte mbledhur mostrat nga burimi kryesor i një pusi artezian në Teksas.
Në mostra, ai ka zbuluar shtatë specie që janë më të vogla se një milimetër.
Ai shtoi se kërkimet e tij janë botuar në revista ndërkombëtare prestigjioze.
“Ne gjithashtu identifikuam të paktën 15 deri në 20 gjini dhe organizma të rinj në klasa më të larta taksonomike. Studimet mbi këto janë në vazhdim. Ne jemi duke menduar për publikimin e tyre së shpejti”, tha Külköylüoğlu.
“160 specie në Turqi”
Külköylüoğlu, i cili punon në Universitetin Abant Izzet Baysal në Bolu të Turqisë, tha se është i specializuar në ostrakodët e ujërave të ëmbla, të cilat jetojnë në tokë prej 500 milionë vitesh.
Ai shtoi se deri tani janë zbuluar 70.000 lloje të organizmit.
Nga 2.000 specie të ujërave të ëmbla, 160 janë gjetur në Turqi, tha ai, duke shtuar se numri mund të jetë shumë më i lartë.
“Pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka sy. Madhësia e tyre është e përshtatshme për habitatin e tyre nëntokësor”, tha Külköylüoğlu duke folur për zbulimin e tij.
Ai theksoi se organizmat mund të përdoren për të ndihmuar në përpjekjet për eksplorimin e naftës.